web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autokrati që na “e shesin” për të moderuar

15 Prill 2017, 19:14, Aktualitet CNA

Eshtë vërtetë mister, përse shumë udhëheqës europianë e konsiderojnë Aleksandar Vuçiçin si një të moderuar, shkruan Anja Stegmaier, në të përditshmen austriake ?Wiener Zeitung?. Në vendin e tij ai nuk shihet aspak si i tillë. Kryeministri ka hedhur tutje pikëpamjet ultra-nacionaliste që kishte në vitet nëntëdhjetë. Ai është pro BE-së tani, dhe mençurisht ka shmangur trazimin e ujërave në Kosovë. Por megjithëkëtë, ai është një autokrat, që ka shtënë në dorë policinë, gjykatat dhe shërbimet e fshehta, dhe i cili kontrollon pjesën më të madhe të mediave. Tani e ka zgjatur sundimin e tij 5-vjeçar duke u zgjedhur president. Eshtë një rol ceremonial, por pritet që ai të vazhdojë të sundojë, duke emëruar një njeriun e tij të bindur, si Kryeministër.

Vuçiç mori një fitore të thellë ? 55% krahasuar me 16% që mori rivali më i afërt ? por mes serbëve të rinj ekziston bindja se ai i ?vodhi? zgjedhjet, qoftë edhe duke marrë për veten e tij, pjesën e luanit në mbulimin mediatik.

Ai i tmerroi votuesit me reklama historike të fushatës, që ngulitën tek ata frikën për paqëndrueshmërinë që do të rezultonte nga një udhëheqje e përçarë. Mijëra protestues kanë demonstruar përnatë, por ata po sulmohen nga media shtetërorë si ?tradhëtarë, spiunë të huaj dhe kriminelë?.

Vetë Vuçiçi e përfundoi një prej spoteve të fushatës së tij, me këto fjalë: ?Nuk duhet të lejojmë që më e keqja të vijë sërish në pushtet ? ata do të shkatërrojnë gjithçka që ne kemi krijuar?. Të paktën këtu, kishte shumë të drejtë./bota.al





Lajmet e fundit nga