web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masa të ashpra për policët që do të kultivojnë kanabis/ Urdhër i prerë edhe ndaj familjarëve

30 Mars 2017, 12:57, Aktualitet CNA

Pas akuzave të ashpra të PD për kanabizimin e vendit dhe pas vendosjes së fajit nga palët politike njëra-tjetrës, nisma për parandalimin e kanabisit po merr një përhapje edhe më të gjerë.

Tashmë do të jenë uniformat blu,  ku do të dorëzojnë vetëdeklarime se as ata dhe familja e tyre nuk do të merren me lëndët narkotike.

Është Haki Çako ai i cili ka bërë me dije se kjo masë e ashpër do të zbatohet në masë të gjerë tek policia, ku ata e kanë me urdhër të prerë se nuk do të kultivojnë kanabis.

Të gjithë policet do të dorëzojnë vetëdeklarimet brënda datës 15 prill. Vetëdeklarimet do të dorëzohen në komisariatet e policisë, e ku policët duhet të sigurojnë se familja e tyre nuk do të merret me kanabis. /CityNews

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga