web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Antikanabisi/ Ardian Çipa: Ta fillojmë nga vetja!

30 Mars 2017, 08:12, Aktualitet CNA

Intensifikimi i luftës kundër kanabisit ka qenë fokusi i analizës vjetore të Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Gjirokastër. Kjo diktuar edhe nga fakti se ky Qark rreshtohet në krye të listës lidhur me sipërfaqet e mbjella me kanabis, duke përbërë kështu më problematikun. I vajtur nga qendra në takim ka qenë Adrian Çipa, drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Renda në Policinë e Shtetit, i cili ndërsa përmendi faktin e dhimbshëm se gjatë vitit 2015 ka patur një rritje prej 7.2 herë të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike, shpërfaqi strategjinë e të ardhmes të kuftës ndaj kultivimit.

?Pavarësisht se gjatë 2016 janë marrë të gjitha masat nga Policia e Shtetit për të evidentuar, goditur dhe identifikuar autorët e kultivimit të kanabisit, shihet një rritje në Qarkun e Gjirokastrës me 7.2 herë më shumë se në vitin 2005, është shprehur në ligjëratë të drejtë Çipa. Ndërkohë duke parashtruar strategjinë e luftës dhe vendosmërinë e institucionit të Policisë për ta thelluar më tej luftën ndaj kanabisit në të ardhmen, Drejtori Çipa theksoi:? Dota fillojmë punën nga pastrimi i rradhëve të Policisë nga punonjësit e implikuar në këtë veprimtari kriminale për ti venë para përgjegjësisë penale dhe pastaj të kërkojmë bashkëpunimin dhe transparencë nga institucionet e tjera?. /CityNews





Lajmet e fundit nga