Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Buxheti i vogël, dallavere me grantet, fermerët mezi mbijetojnë,shkruan gazeta Kosova Sot.
Analisti Dardan Grapci është i mendimit se ministri aktual i Bujqësisë nuk është i denjë për këtë post dhe duhet që urgjentisht të japë dorëheqje të parevokueshme nga ky post, për shkak se ai është njëri nga fajtorët kryesorë, që e ka sjellë në këtë situatë bujqësinë e Kosovës dhe bujqit kosovarë, që i ka shkatërruar komplet
Të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Isa Mustafës, patën premtuar se zhvillimi i sektorit të bujqësisë ishte paraparë të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën e paskonfliktit, mirëpo premtimet e tyre mbetën vetëm në letër. Nga viti 1999 deri më 2017 Kosova vazhdon të jetë importuese e madhe e prodhimeve bujqësore. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, misri dhe gruri janë produktet ushqimore, të cilat më së shumti importohen nga shtete të ndryshme të botës. Nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani, thotë se krahasuar me vitet e mëhershme kemi pasur përparime të investimeve në sektorin e bujqë- sisë, por krahasuar me vendet e rajonit ende qëndrojmë larg tyre. “Po të investohej nga paslufta në këtë sektor sikurse që janë bërë ca përmirësime në veçanti viteve të fundit, situata ka mundur që të jetë shumë më e mirë dhe numri i të punësuarve do të ishte dukshëm më i madh”, është shprehur ai. “Është koha e fundit që nga ana e Qeverive të Kosovës të rriten urgjentisht investimet në sektorin e bujqësisë, ndryshe nuk do të mund të ndalim invazionin e mallrave nga Serbia për në Kosovë”, theksoi Osmani.
Emërimet nepotike dhe klienteliste
Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se përderisa nuk emërohen ministra në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë e jo të klientelizmit, nepotizmit, apo siç ndodh te ne që nga paslufta edhe në baza të preferencave të partive dhe bizneseve, nuk do të ketë zhvillim ekonomik të vendit e as zhvillim të bujqësisë, por as nuk do të ketë investime të huaja, pa të cilat vendi nuk do të ketë zhvillim ekonomik e as zvogëlim të papunësisë. “Që të ketë investime serioze dhe afatgjata në sektorin e bujqësisë, mendoj që nevojitet të jetë ministër një ekspert nga fusha e agronomisë, sepse vetëm një ekspert i agronomisë mundet që të dijë se çka nevojitet për një fermer dhe çfarë produktesh duhet të kemi në çdo stinë”, potencoi ai. Analisti Grapci është i mendimit se ministri aktual i Bujqësisë nuk është i denjë për këtë post dhe duhet që urgjentisht të japë dorëheqje të parevokueshme nga ky post, për shkak se ai është njëri nga fajtorët kryesorë që e ka sjellë në këtë situatë bujqësinë e Kosovës dhe bujqit kosovarë, që i ka shkatërruar komplet. Sipas tij, ministri i MBZHR-së, Memli Krasniqi, është edhe njëri nga fajtorët se përse në tregun e Kosovës kemi një vërshim të produkteve nga Serbia, por edhe nga Maqedonia. “Ministri aktual duhet të japë dorëheqje”, thotë më tutje Grapci.
Dyshime për korrupsion në skemën e granteve
Deputeti i opozitës, Haxhi Shala (Nisma për Kosovën), tha se është për keqardhje se që nga paslufta e deri më sot Kosova nuk po arrin që të ketë investime serioze afatgjata në sektorin e bujqë- sisë. “Që të kemi një zhvillim dukshëm më të shpejtë të bujqësisë, kjo bëhet përmes donacioneve qeveritare dhe të granteve, të cilat për fatin e keq të fermerëve dhe bujqve tanë ato po keqpërdoren duke ua ndarë ato militantëve partiakë e jo fermerëve të vërtetë dhe bujqve tanë”, theksoi ai. “Sipas disa fermerëve, për të qenë përfitues i këtyre granteve nëpër komunat e Kosovës apo në Ministrinë e Bujqësisë përfituesit e grantit duhet që të ndajë 30 për qind të shumës së një granti përfitues për zyrtarin e institucionit që i ndajnë këto grante”, tha Shala. Sipas tij, mungesa e këtyre investimeve edhe ka ndikuar që ndërkohë në saje të këtyre keqpërdorimeve të granteve shumë nga tokat Kosovës të mbesin djerrinë dhe se nuk po përdoren për produkte profitabile dhe për pasoja ne detyrohemi që të importojmë edhe produktet më të thjeshta, që janë të kontaminuara dhe vijnë kryesisht nga Serbia./Kosova Sot
Një 75-vjeçar thuhet se është viktima e katërt që vdiq në ur...
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” të ditës së en...
6 vite pas protestave masive që e rrëzuan nga pushteti që ai...
Teksa e gjithë bota është përfshirë në hulumtime nëse mishi ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dëshmuar sot në ...
Seanca e djeshme plenare është zhvilluar mes debateve dhe pë...
Ministri i Brendhsëm de Maizière do ta rrisë dukshëm numrin ...
Dje në studion e emisionit Opinion të Blendi Fevziut u disku...
INSTAT publikoi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumi...
Çdo mëngjes, sa here mbaroj së shfletuari faqet online, kuri...
Presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka dekretuar caktimin e ...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka folur për vijimin e k...
Vetëm katër nga vendet e rajonit të Ballkanit do të mund të ...
Atë e njohin shumë, është një personazh publik i përfshirë n...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vënë alarmin për...
Një trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin...
Pushtetarët kosovarë heshtin, bëjnë fushatë për vete,shkruan...
Një 40-vjeçar nga Tirana i është drejtuar dyerve të policisë...
Autoriteti për Informim për dokumentet e ish-Sigurimit të Sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...