Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
A mund të ketë diçka më të mirë se diamanti? Çfarë mund ta zëvendësojë atë?
Që t?u bëjnë sa më shumë përshtypje femrave të tyre, pallonjtë meshkuj hapin pendët e tyre; sorrat përpiqen duke ndërruar çerdhet e tyre të dashurisë, ndërsa merimangat mundohen të kapin sa më shumë miza në rrjetën e tyre të mëndafshtë. Rituale të tilla vardisjeje luajnë rol kyç në atë që Charles Darwin e quan përzgjedhje seksuale: kur për të bërë për vete femrën e një specieje të caktuar, mashkullit i duhet që të tregojë të gjitha aftësitë e tij, që të bjerë sa më shumë në sy, në mënyrë të tillë që të përzgjidhet prej saj, shkruan The Economist.
Për sa i përket racës njerëzore, format e ndryshme me shumë prerje të kristaleve duket se funksionojnë më së miri. Një unazë me diamante tregon fillimisht shijen e hollë të përzgjedhjes së dhuratës tek një mashkull, pasurinë dhe angazhimin e tij për të bërë për vete një femër.
Një dhuratë e tillë e veçantë u reklamua më së shumti nga kompania lider në botë në tregtimin e diamanteve, De Beers, e cila ka shitur pothuajse të gjithë diamantet e botës gjatë shekullit të 20.
Në vitin 1930, ajo nisi të promovojë lidhjen e ngushtë midis diamanteve dhe martesës.
Sipas saj, fortësia e diamanteve simbolizon jetëgjatësinë e dashurisë, ndërsa ?shkëlqimi i tyre?, pasionin. Sipas kompanisë, pagesa e dy muajve ishte kostoja e një unaze me diamante, por mbi të gjitha, blerja e një diamanti është investimi i duhur sepse ?Diamanti zgjat për gjithë jetën?.
Por, në ditët e sotme, shkëlqimi i tij duket sikur po zbehet. Edhe pse klasa e mesme e shoqërisë kineze po rritet nga dita në ditë, gjë kjo që mund të çonte në rritje të kërkesës, për Gjeneratën Y, një gjë e tillë nuk po shihet fare me interes. Imazhi i diamanteve është dëmtuar shumë nga disa publikime të kohëve të fundit, sipas të cilave, nxjerrja e diamanteve në zona të caktuara paguhet me jetë njerëzish.
Por kërcënimi më i madh për diamantet është se çmimet e tyre mund të pësojnë rënie.
Gjatë viteve të fundit, rregullatorët kanë dëmtuar kartelin De Beers duke minimizuar blerjen e aksioneve të prodhuesve të gurëve të tjerë prej saj.
Ajo i ka ulur kostot e shpenzimeve të reklamave, duke qenë se nuk po merr po të njëjtat fryte fitimi si më parë.
Çmimi i lartë i diamanteve vjen nga fakti se ato gjenden rrallë dhe sepse pëlqehen shumë. Sipas zhargonit të termave ekonomikë, ata njihen si ?Mallra Veblen?*, që e kanë marrë emrin sipas një ekonomisti të shekullit të 19. Nëse në pjesën më të madhe të produkteve, ulja e çmimeve do të rriste kërkesën, në rastin e diamanteve do ta vriste atë.
Nëse më parë, diamanti ishte simbol i martesës, po në ditët e sotme, çfarë mund ta zëvendësojë atë?
Një dhuratë tjetër, ndoshta. Në Kinë, raportet meshkuj-femra, tregojnë se një mashkull, para se të martohet duhet të ketë një apartament dhe ?ta mbulojë? gruan e tij të ardhshme me para. Por, guri i çmuar, është dhuratë vetëm për femrën dhe jo për familjen e saj. Por një unazë me diamante është më shumë sesa një stoli e thjeshtë, ajo është një simbol-status, që tregon që mashkulli, jo vetëm që është i aftë të mbulojë shpenzimet e martesës, por të shkojë përtej.
Përveç formave të ndryshme që mund të përdorë një mashkull për të bërë për vete një femër, ai duhet të tregojë mbi të gjitha përkushtim ndaj saj. Gangsterët e El Salvadorit bënin tatuazhe nga më të ndryshmet; Gangsterët e Japonisë të njohur me emrin ?yakuza? prisnin mollëzat e gishtërinjve të tyre.
Dashuria është e larmishme
Shumë femra të këtij mijëvjeçari kërkojnë që partneri i tyre të jetë sa më kreativ dhe të ketë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar më vete.
Ndërsa për disa meshkuj të tjerë që nuk i kanë cilësitë e mësipërme, një zgjidhje e mirë do të ishte llogaria e përbashkët Uber. Kjo është edhe një metodë e mirë për të ditur se ku ndodhet partneri në një moment të caktuar gjatë ditës. Ajo që në fund të fundit do të zëvendësojë diamantet do të jetë, padyshim, teknologjia dixhitale./Monitor
Autoriteti portual Durrës njofton se vetëm gjatë 2 muajve të...
Është ndarë nga jeta ish-zëvendësministri i Brendshëm, Sokol...
Pika doganore e Morinës është “pushtuar” mëngjesin e sotëm n...
Disa djem dhe vajza të reja të ftojnë në trotuaret e Tiranës...
Vazhdon të mbetet mister motivi i ekzekutimit të dy shqiptar...
Këshilli i Ministrave vendosi ditën e mërkurë rritjen e paga...
Në kohëra normale, bota tenton ta injorojë Maqedoninë dhe po...
“Vetëm një orë m’u desh mua që të vendosja, mbasi bisedova m...
Policia e Tiranës ka sekuestruar 207 kg lëndë narkotike, duk...
Të dashur lexues, njihuni me titujt kryesorë të gazetave për...
Në Tiranë, protesta e opozitës po komentohet në këndvështrim...
Kush ishte Xhek Rrjepësi, çfarë ka ndodhur me anijen Meri Çe...
Ka rrezik që sot të mos merreni vesh mirë me partnerin tuaj ...
Tre miliard konsumatorë në vit blejnë paketime të Oreo’s duk...
Mbretëria e Bashkuar ka hapur shkollën e trajnimit ‘Youtube ...
Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë plotësisht sulmin nda...
Telefoni i ardhshëm i Samsungut, Galaxy S8, nuk do të dalë n...
Gjithmonë ndiqni shenjat që trupi juaj i dërgon. Këto janë s...
I Ekziston një bestytni në popull, mjaft e përhapur të paktë...
Nga Armando Braho E keqja e shqiptarit është vetë shqiptari...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...