web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet “koka” e trafikut të drogës në Greqi/Ja kush është shqiptari

5 Mars 2017, 20:46, Aktualitet CNA

Tre shqitparë janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Selanikut, mes tyre dhe një femër, të akuzuar për trafik droge. Policia ka sekuestruar mbi 28 kg kanabis dhe 830 gram kokainë.

Policia greke kishte marrë informacione në lidhje me shpërndarësit e drogës, e më pas ka identifikuar dhe arrestuar tre shqiptarët, përkatësisht një 54 vjeçar, një grua 39 vjeçare dhe një 30 vjeçar, të cilët janë akuzuar për posedim të lëndëve narkotike dhe armëve.

Përveç drogës, policia ka sekuestruar dhe dy shishe me vaj kanabisi, substanca me ngjyrë të bardhë, ende të panjohura, një sasi prej 3600 eurosh, 9 telefona celularë, dy fishekë si dhe peshore elektronike.

Policia thotë se 54 vjeçari kishte rolin e furnizuesit me kokainë, ndërsa personat e tjerë merreshin me ruajtjen dhe shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit. Ata janë dërguar pranë prokurorit të Selanikut./CityNews





Lajmet e fundit nga