web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ftesa e mazhorancës/ Basha fton aleatët në selinë e PD

3 Mars 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Pasi mazhoranca bëri publike pak më herët se është gati të dialogojë me opozitën, duke propozuar tre pikat në këtë marrëveshje, një tjetër lëvizje është pasuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit është takuar me aleatët në selinë e Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike është takuar me Edi Palokën,  Edmond Spahon dhe Majlinda  Bregun. Këta të fundit do të takohen me Shefen për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, e cila mbërrin pasditen e të premtes në Tiranë, në kuadër të një turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim paraprin pasi mazhoranca ka ftuar opozitën për dialog. Mazhoranca kërkon nga opozita propozime konkrete dhe realiste për procesin zgjedhor. /CityNews

 

 





09:51 Aktualitet

"TI QËNKE MALOK"...

Nuk më banë ndonji pershtypje sharjet histerike të asaj mili...

Lajmet e fundit nga