web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonte në gjendje të dehur motorçikletën/ Arrestohet në flagrancë 51 vjeçari

26 Shkurt 2017, 11:28, Aktualitet CNA

Blutë e Durrësit kanë arrestuar një shtetas, i cili drejtonte një motorçikletë tip ?YINXIANG? pa targa, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S.Rr., 51 vjeç,  banues në Durrës.

?Më datë 25.02.2017, në lagjen Nr. 13,  është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin motorçikletë tip ?YINXIANG? pa targa, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga