web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha sulmon ambasadorët Lu e Vlahutin/ Po sillen si guvernatorë

21 Shkurt 2017, 20:44, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News 24, ku ka sulmuar ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ai tha se ato po sillen si guvernatorë dhe se në këtë mënyrë, vendi zhbëhet.

?Nuk mund të sillen në këtë mënyrë. Vendi zhbëhet me këtë mënyrë. Janë në kundërshtim flagrant me cdo parim kombëtar dhe ndërkombëtar.?, tha Berisha

Më tej, ish-kryeministri tha se kryeprokurori ka akuzuar ambasadorin Donald Lu se e ka kërcënuar për të mos vijuar hetimet në lidhje me një çështje,

?Ambasadori akuzoi kryeporkuroin se ka bllokuar Reformën në Drejtësi, por atë e bllokoi Edi Rama.

Llalla ka akuzuar Donald Lu se i ka kërkuar të ndërpresë hetimet. Ambasadori duhet ta sqarojë këtë gjë.  Së dyti, ai e ka akuzuar Donald Lu se i ka bërë presion për të mos vijuar hetimet.? tha Berisha

Ndërkohë, në lidhje me Vlahutin, Berisha tha: ?Është e njohur si mbështetëse pa kushte e qeverisë shqiptare?

 





Lajmet e fundit nga