Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për ?Dritare me Rudinën? në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama.
?Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës në përpjekjet e tij për reformimin e përgjithshëm të Shqipërisë, nuk do doja t?i shihja disa veprime dhe mendime të Edi Ramës. Do të doja ta shihja më pak në televizion. Televizioni për një farë kohë i afirmon njerëzit, por televizioni edhe mund t?i dëmtojë, mund t?i shkatërrojë njerëzit në qoftë se e teprojnë. Pra do masë dhe masa është formuluar në Greqinë antike prej Platonit e Aristotelit, masa është përbërës i veprës shkencore, i veprës artistike, i etikës, i sjelljes së njerëzve, i organizimit të tyre politik, shtetëror. Do të doja që Edi Rama ta ketë këtë masë në paraqitjet e tij publike dhe të mos paraqitet në vendet e të gjithë ministrave të tij.?, tha Qosja.
Më tej ai renditi edhe një pikën e tretë që si pëlqen tek kryeministri. ?E treta, nuk do të doja që Kryeministri i Shqipërisë të futej në çështje fetare, Shqipëria dhe Kosova janë shtete laike, feja është e ndarë prej shtetit, politikanët nuk duhet të merren me çështje fetare. Është ligji, është Kushtetuta, çështjet edhe për fenë të cilat janë të rregulluara me ligj.
Tjetër, Papa Françesku është një figurë e madhe fetare, morale, etike, mund të jetë figura më e madhe në botë me ndikim etik. Unë kam shumë përkushtim për fjalët e tij, për ndikimin e tij në botë, por nuk e quaj të arsyeshme ngritjen e shtatores së Papës në një shtet laik. Unë nuk e quaj të arsyeshme këtë dhe nuk e quaj të arsyeshme sepse, e para, Shqipëria është shtet laik dhe nuk duhet t?i japim kuptime fetare dhe e dyta, jemi popull me tri fe dhe duhet të kemi kujdes për harmoninë shumëshekullore të vazhdueshme dhe që dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojë kështu?, ? tha Rexhep Qosja, në një intervistë të pazakontë për argumentet që numëroi për mënyrën e komunikimit politik të kryeministrit Rama, të cilin ai e ka mbështetur prej fillimit dhe ruan të njëjtin qëndrim ndaj tij.
QOSJA: META, PERSON I ZGJUAR DHE I SHKATHËT
Profesor Rexhep Qosja foli edhe për përplasjet brenda koalicionit PS- LSI, duke drejtuar kritika ndaj partisë së Metës dhe vetë atij. Sipas Qosjes, LSI rri në dy karrige. Ndërsa për vetë liderin e partisë, Qosja tha se është një person i zgjuar e i shkathët, por ja çfarë i mungon.
?Aleanca shtetërore mes dy, tri partive nuk është parti. Në një parti mund të ketë mendime të ndryshme, por jo kur ke koalicion mes dy partive- u shpreh Qosja. Lëvizja Socialiste për Integrim rri në dy karrige, nuk kam shumë mirëkuptim as për individët, as për intelektualët, as për politikanët, por as për partitë politike që rrinë në dy karrige. Përvoja historike ka dëshmuar se ata që rrinë në dy karrige, shpesh përfundojmë mes tyre. Përfundojnë poshtë, mes dy karrigeve. Ilir Meta lë përshtypjen e një politikani të zgjuar, të shkathët, por shkathtësia, zgjuarsia, përvoja politike, gjithmonë tregohet më e suksesshme, më e dobishme , nëse ka edhe një bazë të qëndrueshme etike. Nuk jam i sigurt se LSI e ka atë bazë të qëndrueshme përderisa aq lehtë mund të qëndrojë në dy karrige?, tha Qosja./dritare.net
Intervista e plote:Sokol Balla: Çfarë ndodhi realisht? Nga a...
Kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enk...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër kryebashkiakun Erion ...
Pas fotove qe “rrodhen” nga prapaskenat e xhirimeve, DigitAl...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të sot...
Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar protestën e paralajmëru...
Partia Sfida për Shqipërinë, që kërkon të paraqitet si një f...
Infermieri që grisi bluzën e bardhë në shenjë revolte te Pol...
Ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili, ka thumbuar kryemi...
Është zbuluar porosia e kreut të grupit parlamentar të PS, G...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, foli për marrëdhëniet ...
Një 33-vjeçar nga fshati Pistull i Bashkisë Vau i Dejës, ësh...
Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zbuluar bisedë...
Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në ujërat e lumi...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të transmetojë mbrëmjen...
Dëshmia e trishtë dhe e dhimbshme e kësaj gruaje të dhunuar ...
Disa zona të Tiranës do të mbeten ditën e nesërme pa energji...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të transmetojë mbrëmjen...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, prezantoi...
Partia Demokratike do të kallëzojë nesër në Prokurorinë e Ti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...