web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emiljano Shullazi përfundon në spital/ Dështon sërish ballafaqimi me biznesmenin

10 Shkurt 2017, 15:56, Aktualitet CNA

Ëshët shtyrë sërish seanca e ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe binesmenit Ylvi Beqja. Shkak për këtë është bërë mungesa e Shullazit, që siç shkruan ABC News i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për këtë arsye, i nuk është paraqitur në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës. Në sallë ka munguar edhe Eno Bushi, mbrojtësi i të dyshuarit Gilmando Dani. Mungesa e tyre bëri që gjykata të shtyjë seancën e sigurimit të provës për në datën 16 shkurt.

Nga ana tjetër, edhe avokatët kryesisht nuk pranojnë të marrin në mbrojtje të dyshuarit me arsyetime të ndryshme, deri edhe te frika. Sigurimi i provës në gjykatë, shtyhet për të 10 herë, ku avokatët e të dyshuarit nuk pranojnë të bëjnë ballafaqimin me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, i cili i ka kallëzuar për gjobëvenie./CityNews





Lajmet e fundit nga