web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmendet” Putin! Urdhëron forcat ajrore/ Bëhuni gati për luftë!

7 Shkurt 2017, 13:55, Aktualitet CNA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e armatosura të vendit të përgatiten për luftë. Ai i ka bërë thirrje ministrit të Mbrojtjes, Sergej Shoigu, të kontrollojë trupat nëse janë të gatshëm për të luftuar. Lajmi është bërë i ditur nga ?The Indepedent?, ku thuhet se kanë filluar përgatitjet.

“Po vlerësojmë gatishmërinë e agjencive të kontrollit dhe trupat për të kryer detyra të trajnimit luftarake. Sistemet e mbrojtjes ajrore po përgatiten të jeën në gatishmëri për luftë dhe për të zmbrapsur agresorin?, tha ministri Shoigu.

Përgatitjet vijnë mes rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe shumë prej superfuqive më të mëdha botërore. Donald Trump ka dënuar dy fushatat ushtarake të Rusisë, dhe vetë Rusia është duke qëndruar në një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar me disa vende të NATO-s.

Ajo ka zbuluar edhe planet për të zgjeruar ushtrinë e saj gjatë vitit 2017, duke përfshirë një rritje të madhe në numrin e tankeve, autoblindave dhe avionëve të kontrolluar nga kompania./CityNews





Lajmet e fundit nga