web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlahutin takon Vasilin/ 2017-a vit sfidues për Shqipërinë!

6 Shkurt 2017, 16:46, Aktualitet CNA

Ambasadorja e bashkimit Evropian, Romana Vlamutin, zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Drejtësisë, Petrit Vasilin. Në fokus të këtij takimi ka qenë reforma në drejtësi.

Ambasadorja Vlahutin ka paralajmëruar një vit sfidues për Shqipërinë, duke shtuar se ka nevojë për koordinim dhe bashkërendim përgjegjësish.

?Vijimi i reformës në drejtësi me punën legjislative. Edhe viti 2017 do të jetë një vit sfidues për Shqipërinë. Ka nevojë për koordinim dhe bashkërendim përgjegjësish?, tha Vlahutin.

Nga ana e tij, ministri Vasili bëri thirrje për implementimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi.
?Reforma në drejtësi, implementimi sa më shpejt. Të nisë sa më shpejt ndërtimi i institucioneve të reja?, theksoi Vasili./CityNews





Lajmet e fundit nga