web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta sulmon Soros/ Qëllimi i tij është të fitojë sa më shumë ku të mundet

6 Shkurt 2017, 21:33, Aktualitet CNA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për Soros dhe ndikimin e tij në Shqipëri gjatë emisionint Top Story të gazetarit Sokol Balla.

Meta tha se e rëndësishme është marrëdhënia me SHBA dhe jo kush fiton atje. Ai tha se qëllimi i Soros është të fitojë sa më shumë ku të mundet.

Sokol Balla: U përdor për herë të parë termi sorosian, është bërë popullor edhe në Amerikë edhe këtu. Soros është akuzuar dhe anatemuar se ka mbështetur një grup të rinjsh, përfshirë Edi Ramën në PS. Këto akuza deri diku i bëri Ylli Manjani dhe fronti antisorosion, cili është pozicioni juaj?

Ilir Meta: Për mua kanë rëndësi marrëdhëniet me SHBA. Nuk ka rënësi se kush fiton atje dhe cila është administrata atje. E rëndësishme është që ky të jetë një raport i fortë dhe interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve të respektohen.

Sokol Balla: Interesat e Soros devijojnë nga kjo?

Ilir Meta: Nuk dua të komentoj interesat e Soros, ai miliarder është. Qëllimi i tij është të fitojë sa më shumë ku të mundet. Nëse Soros dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, kjo është pozitive, por nëse përpiqen të krijojnë probleme të panevojshme, apo të identifikohen si përfaqësues të politikës së SHBA, kjo është çështje tjetër.

Sokol Balla: Keni ndonjë sinjal për këtë?

Ilir Meta: Jo.

Sokol Balla: Edhe ju keni folur për media sorosiane.

Ilir Meta: Nuk ka ndonjë gjë që të keqe që disa media financohen nga Soros.
tha Meta





Lajmet e fundit nga