web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdhunoi të bijën 15 vjeçare/ I ati tenton vetëvarjen në qeli

1 Shkurt 2017, 11:15, Aktualitet CNA

Një i dënuar, ka tentuar vetëvarjen në qeli.  I referohemi shtetasit Fatos Gurakuqi, i cili është dënuar për përdhunimin e vajzës.

Ai është kapur në momentin kur po përdorte çarçafin si litar.  Kjo ngjarje është shënuar në orët e para të ditës, në paraburgimin e burgut 313.

Gurakuqi u arrestua më 20 nëntor të vitit 2015, pasi akuzohej se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 15 vjeçare.

Sipas dëshmisë, vajza është përdhunuar për një periudhë 10 mujore, ndërsa denoncimin e ka përforcuar analiza shkencore e ADN-së. /CityNews





Lajmet e fundit nga