web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ora News humb betejën me AMA-n/Administrativja rrëzon padinë për digjitalizimin

23 Janar 2017, 09:19, Aktualitet CNA

Televizioni Ora News ka paditur AMA-n në Gjykatën Administrative për të kërkuar pezullimin e procesit të digjitalizimit. Në seancën e zhvilluar sot, mësohet se Ora News ka humbur gjyqin, pasi Administrativja ka rrëzuar padinë e këtij televizioni.

Prej disa kohës televizioni Ora News ushtron presion dhe kërkon që të jetë një nga përfituesit e procesit të digjitalizimit. Por AMA ka zhvilluar një proces të hapur dhe publik dhe frekuencat janë shpërndarë sipas një procedure të mirëpërcaktuar ligjore.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative të Tiranës tregon se televizioni Ora News nuk ka pasur të drejtë në kërkesën e tij dhe se AMA ka zhvilluar një proces të drejtë dhe ligjor për digjitalizimin e frekuencave televizive./CityNews





Lajmet e fundit nga