web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VLORË/ Rrëfim tronditës i 26 vjeçarit: Jam penduar, kam vrarë të pafajshëm

20 Janar 2017, 13:22, Aktualitet CNA

26  vjeçari i arrestuar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e trefishtë, Delin Hajdaraj, është pyetur në lidhje me ngjarjen, ku është shprehur i penduar për krimin.

“Kam qenë i vogël. Unë qëllova në ajër dhe nuk e di sesi më iku arma. Jam penduar, kam vrarë të pafajshëm?, mësohet të ketë thënë ai.

Gjatë arrestimit, ai ka deklaruar se këto katër vite ka jetuar në Vlorë, i strehuar në tre banesa të cilat i kishte marrë me qira, të cilat ndodheshin kryesisht në lagjen e ?Ujit të Ftohtë?.

Po ashtu ai është shprehur para bluve të Vlorës se dilte shumë pak jashtë dhe në këto pak herë, ai maskohej për të mos u identifikuar.

I pyetur për të ardhurat, 26  vjeçari ka deklaruar se gjatë këtyre viteve është ndihmuar financiarisht nga vëllai i tij më i madh, i cili prej vitesh jeton në Bruksel, si dhe nga të afërm dhe miq.

26 vjeçari pritet të dalë pas 72 orësh përpara trupit gjykues, për seancën e njohjes me vendimin e gjykatës. /CityNews/

 





12:33 Aktualitet

TRUMP DAY

Nga Ben Blushi Sot është dita kur Donald Trump betohet zyrta...

Lajmet e fundit nga