Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Jam Arta, nga Prishtina, i kam 23 vjet. Po u shkruaj për herë të parë diçka të vërtetë, por të dhimbshme njëkohësisht. Më ka rënë të lexoj histori të trishtueshme, të mundimshme, të gëzuara, funde të lumtura dhe të palumtura, por rasti im më duket për shumë arsye të jetë më specifik.
Jam e bindur tashmë se secili prej nesh ka një rrugë të veten që duhet ta kalojë, të përpiqet, të sakrifikojë edhe të jetë i lumtur? Kjo është shumë e rëndësishme. A nuk kemi ardhur në këtë jetë për t?u gëzuar, për të folur me njëri-tjetrin me fjalët që kurrë nuk mjaftojnë për të shprehur dashurinë, miqësinë, falënderimin, faljen, kuptimet dhe moskuptimet tona? A nuk mundohemi të gjithë të dashurojmë sinqerisht? Mendoj se dashuria, në shumicën e rasteve, është e tmerrshme, ashtu siç janë të tmerrshme ndjenjat tona kur për herë të parë biem në dashuri. Nuk gjej fjalë të tjera për të treguar për tërë atë që më ka ndodhur në rininë time dhe prej atëherë kam mbetur disi e trembur nga hija e vetes sime. Nuk po mund të përballem me të ardhmen time? nuk po mund të kuptoj se çfarë do më sjell e nesërmja ime e mjegulluar.
Disa herë kam tentuar t?i jap fund njëherë e përgjithmonë jetës sime, por në momentin e fundit më është dridhur dora të bëj vetëvrasje. Tani po jetoj, por nuk di se a i thonë jetë kësaj: po vuaj për dashuri, po vuaj për seks, po vuaj për gjithçka??.
Nuk m?i plotësonte nevojat seksuale
?Po përpiqem t?iu tregoj historinë time, e cila u zgjidh vetëm para pak ditësh. Gjithçka shkonte shumë mirë, djali që dashuroja ishte i përkushtuar, i kujdesshëm, tepër korrekt dhe i vëmendshëm ndaj gjërave të mia. Ne qeshnim dhe flisnim hapur për dëshirat dhe fantazitë tona. Lidhja jonë ishte e qetë, pa ato ulje-ngritjet e përhershme të një çifti që ka filluar të njihet. Xhelozia ishte larguar në toka të tjera , asnjë person tjetër nuk mund të ndërhynte në jetën tonë. Pothuaj çdo ditë pushtonim territore tek njëri- tjetri dhe ndjeheshim mirë në zbulimet që kryenim. Ai punonte shumë dhe pavarësisht nga kjo mbrëmjeve gjendeshim bashkë. Kishte gjithmonë kohë për mua, nuk vonohej kurrë në takim, sillte lule kur mundte, nuk e fshihte se kishte një të dashur (që isha unë), nuk harronte ditëlindjen time dhe datat e rëndësishme të lidhjes sonë. Gjithçka ishte e përsosur, perfekte, nuk mungonte asgjë në këtë lidhje dhe përsëri? diç mungonte? mungonte drama? nuk kishte ankthe për të nesërmen, nuk kishte dyshime për të ardhmen.
Ai ishte personi që nuk gabonte kurrë, pak a shumë një njeri që bënte vetëm mirë. Unë isha e dashura e tij, por nuk isha e lumtur, aspak e lumtur me të dhe këtë nuk doja ta fshehja prej tij.
Ankthet, dyshimet, pasiguria u bën pjesë e jetës sime. Tek e fundit, a mundte një mashkull të ishte kaq i mirë, i dashur, të mos kishte një lidhje të dytë, të më donte vetëm mua? Megjithatë, nga i dashuri im gjithmonë kam ëndërruar që pikësëpari ai të jetë mashkull i fuqishëm për t?më dhuruar sa më shumë kënaqësi, sidomos atëherë kur të ishim në shtrat. Për fat të mirë, Agroni deri diku po më përshtatej, megjithëse nganjëherë isha unë ajo që inicoja të puthurat, ledhatimet dhe lumturinë që i falnim njëri-tjetrit kur ishim pranë. Dhe, sa më shumë kohë që kaloja bashkë me të, sa më shpesh që ishim në shtrat, dëshira ime që pranë vetes ta ndieja edhe një mashkull tjetër, bëhej gjithnjë e më e madhe. Agroni ishte një dashnor i mirë, por arrita në përfundim se nevojën time për butësi dhe kureshtjen time për të provuar diçka tjetër në shtrat, në mënyrë të plotë do ta plotësonte vetëm njohja me një mashkull tjetër, i cili do të duhej të ishte me i ashpër se ai. Lidhjes sime me të ende nuk i kisha dhënë kurrfarë statusi, ndonëse ai ishte i pari mashkull që kishte hyrë në zemrën time dhe të cilit ia kisha dhuruar virgjërinë.
Kishin kaluar tre muaj që ishim bashkë dhe, thënë të drejtën, nga dita në ditë po i pakësohej dëshira që të kishte seks të rregullt me mua. Unë ndoshta bëja pjesë në mesin e atyre vajzave të cilave organizimi i tyre shpirtëror dhe fizik u kërkon seks më të shpeshtë dhe për të mbajtur këtë ritëm Agroni nuk ishte i zoti dhe kështu ai po dështonte. Me siguri, isha në kulmin e një çmendurie seksuale dhe, meqë kisha humbur virgjërinë dhe koha e martesës sime ishte ende larg, doja që të mos vuaja për asnjë çast për mashkull agresiv në shtrat. Por, jo çdo herë femrat mund ta përmbushin nevojën e tyre seksuale kur të duan ato, sepse edhe për vajzat është vështirë të arrijnë te mashkulli i përshtatshëm. Me këtë dua të them se vuajtja e femrës për seks është shumë më e madhe sesa e mashkullit për femër. Unë edhe pse isha në dashuri e sipër me një djalë, e ndieja se ai po dilte i pafuqishëm për të më dhuruar kënaqësinë që unë kërkoja me çdo kusht: është i vërtetë konstatimi se nëse një femër nuk është e kënaqur me partnerin në seks, atëherë ajo patjetër duhet ta gjejë një tjetër.
Ai me një tjetër, unë me një tjetër?
Por, e vërteta e mangësisë sime seksuale qëndronte diku tjetër: para se unë të matesha dhe të çmatesha për të gjetur një mashkull tjetër, i dashuri im prej kohësh mbante lidhje edhe me një femër tjetër. Mirëpo, unë e zura, madje e pash me sytë e mi dorë për dore me një tjetër. U shtanga në vend. Më kishte ndodhur vite më parë të dëgjoja një këso rasti nga një shoqe imja e ngushtë, e cila e kishte kapur për flokësh në mes të rrugësh femrën që e mbante për krahu të dashurin e saj. Sa e lumtur do të isha, mendoja me vete, sikur të kisha qenë ndarë që moti prej tij. Kur e gjeta se çfarë më mungonte ? u gëzova, pastaj dyshova se nuk duhej të isha mirë. Po kërkoja vetë belanë që të kisha pak ankth, emocion, tundim? Dhe, më e keqja, ai nuk dinte asgjë nga këto. Nuk mund ta pranoja se ajo tjetra ishe e lumtur me të. Kjo ishte arsyeja që doja me çdo kusht t?i hakmerresha të dashurit tim, për të cilin e dija se pikën më të dobët e kishte xhelozinë. Kisha nevojë për dallgë e stuhi, më duhej batica e zbatica e hakmarrjes dhe më eci fati për mrekulli: iu hakmorëm njëri-tjetrit. Po kërkoja sfidën dhe e gjeta: ai me një tjetër, unë me një tjetër. Kuptova se kisha rënë në dashuri me një mashkull, të cilin ai e njihte më mirë se unë. Dhe, kur më pa me të përdore, u çmend nga tërbimi. Unë kërkoja rrezikun dhe për herë të parë u shfaqëm në duet: ai me të dashurën e re, unë me të dashurin e ri.
?Ma ktheve për mrekulli, kurvë!?, më tha para të tjerëve.
Nuk dija t?i përgjigjesha. Në momentin që vendosa t?i flas për lumturinë time që ia kisha kthyer tradhtinë me tradhti, u ngatërrova më keq.
?Ky po më kënaq më shumë se ti dhe nuk e ndërroj me asnjë mashkull tjetër!?, i thash me sa zë që kisha në zhurmën e muzikës në lokalin ku ndodheshim atë mbrëmje.
Më pas kalova një natë të vështirë, mes logjikës dhe pasionit, arsyetimeve pafund që kërkonin një shpjegim për gjendjen time. Heshtja e natës u bë dëshmitare e mendimeve që përplaseshin në trupin tim dhe kërkonin çlirim. Ora 2 më solli zërin e tij që më uroi natën të mirë dhe gjumë të ëmbël. ?Harroje atë që ndodhi dhe dije se më ke mua pranë!?, më pëshpëriti në vesh i dashuri im i ri, në banesën e të cilit kalova atë natë të paharrueshme.
Tailanda është vendi i pushimeve egzotike. Ajo është e famsh...
Imuniteti gjatë dimrit dobësohet dhe është i pambrojtur ndaj...
Kisha filluar punë si kameriere në një hotel në Dubai nëpërm...
Të porsalindurit nuk janë në gjendje të nxjerrin sekrecionet...
Iva Aliko ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Zonë e Lir...
Ed Sheeran është këngëtari më i preferuar i momentit për shk...
Mijëra njerëz kanë vërshuar në Las Vegas këtë javë, për të m...
Dëshironi të shtoni në peshë? Këto janë këshillat që ju ndih...
Charli XCX ka zgjedhur të vishej me dizenjo me printime leop...
Prej vitesh na është bërë rutinë larja e dhëmbëve dy herë në...
Unë dhe fëmijët e mi bëjmë 10-minuta kohë pastrim çdo ditë....
Victoria Silvstedt është emri i kësaj supermodeleje që po cm...
Ndiheni energjikë, keni një jetë aktive seksuale dhe mendoni...
Studimet tregojnë se ushtrimet janë shumë më të rëndësishme ...
Vanessa Hudgens dukej shumë bukur më një bluzë dekolte dhe p...
Për të kënaqur të gjitha dëshirat e femrave, Chanel prezanto...
Fansat e saj dhe ndjekësit në profilin zyrtar në Instagram k...
Ne vitin 1926, Coco Chanel do të revolucionarizonte botën e ...
Sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 41-të por duket se kjo ...
Truri është organi kryesor i cili përfiton më së shumti nga ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...