web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njihuni me 8 librat që duhet të lexoni patjetër gjatë 2017!

13 Janar 2017, 10:22, Aktualitet CNA

Libri është mënyra më e mirë sesi mund ta shpenzoni kohën tuaj në mënyrë cilësore. Pra mos harroni të lexoni këta libra gjatë 2017-ës. Një kafe më pak, një libër më shumë !

Lista nis me një romancë të paharrueshme të mbushur me humor, shkruar nga Penny Reid libri quhet ?Neandertali kërkon njeriun?.

?Në tualetin e femrave?-Carolyn Brown.  Cdo mashkull ëndërron gjithë jetën të dijë se çfarë thonë dy femra në një tualet. Por ky rast është rasti i një femre Trudi e cila në një funeral hyn në tualet dhe dëgjon bisedën midis dy femrave.

?Mikesha Gjeniale?– nga autorja Elena Ferrante. Ky libër është si një pasqyrë për çdo njeri që e lexon. Autorja ka arritur me mjeshtëri të shkruajë në detaje për problemet e çdo njeriu, ankthet, dilemat. Sapo të nisni ta lexoni do të mendoni se ky libër është shkruar për ju.

?Bukë me sallam?– Charles Bukowski. Libri më i mirë sipas kritikëve. Nuk duhet të humbisni rrëfimin brilant të Bukowskit, tonet e ashpra dhe mënyrën e gjykimit të marrëdhënieve me njerëzit afër jush.

?Ishulli në det?– Isabell Allende.  Ky libër do t?ju rikthejë në vitin 1770 , romani ka në qendër një heroinë moderne duke na kujtuar dëshirën për të qenë i pavarur.

Nëse edhe ju jeni  të mendimit se klasikët nuk vdesin kurrë, atëherë 3 sugjerimet për 2017-tën janë këto:
?Tehu i brisket?– W. Somerset Maughami
?Lord Jim?– Joseph Conrad
?Ura e Mbretit Shën Luigj?- Thornton Wilder (fitues i çmimit Pulitzer në 1928)/ CityNews.al





22:45 Aktualitet

Këpucët e zgjuara

Një kompani franceze e quajtur Zor-Tech ka krijuar disa këpu...

Lajmet e fundit nga