web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandërbeg në Digitalb/ Seriali më unik i prodhuar në Ballkan, ja aktorët që marrin pjesë (FOTOT)

4 Janar 2017, 17:02, Aktualitet CNA

Digitalb do të prezantojë serialin më të ri  ?Skandërbeg?, me mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës.

Skandërbeg është një prej serialeve më serioze dhe unike të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, kjo sipas kompanisë së distribucionit Mercury Films, e cila ka marrë përsipër dhe distribucionin ndërkombëtar.

Ky produksion i realizuar nga DIGITALB është risi jo vetëm për tregun ballkanik, por dhe atë ndërkombëtar, pasi pothuajse nuk ekziston asnjë serial TV që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës.

Për herë të parë ndërtohet një skenografi/butafori interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, pas viteve 90.

Për herë të parë në një skenë, Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Salsano Rrapi, ndër aktorët komikë më të dashur të Kosovës e Shqipërisë.

Ky është një nga produksionet që ndoshta realizohet për herë të parë dhe të fundit.

Aktorët më të njohur të Shqipërisë e Kosovës:

Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati, etj.

Me pjesëmarrje speciale nga: Zyliha Miloti.

Ekipi realizues është një staf profesionist ndërkombëtar, me regjisor: Adam Pray (USA) drejtorë fotografie: Andy Rydzewski (USA) dhe Johann Schmejkal (GER) Gaffer: Jean-Marc Schablin (GER)

Mjeshtër Audio: Justin Walls (USA) dhe Darko Spasovski (Maqedoni)

 Muzika: është realizuar nga një muzikant me famë botërore, një prej isha anëtarëve të grupit me famë ndërkombëtare Beirut, Jeremy Barnes.

 Zhanri: Një komedi pa të qeshura artificiale, sipas standartit të trendeve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat.

 Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shek 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale TV. Një kështjellë arëbëre rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu). Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qendrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet t’i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura të panumërta e komplikacione të pafundme.





Lajmet e fundit nga