web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

3 Janar 2017, 12:06, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së një personi.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Armand Meta, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim në qershor 2016 , pasi Prokuroria pranë Gjykatës shkallës parë Tiranë, ka dërguar vendimin penal të datës 16.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas më datë 01.06.2016, në Shkozë Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. Gj.





Lajmet e fundit nga