web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilla për të blerë veshjet e duhura

2 Janar 2017, 19:30, Lifestyle CNA

Të gjithëve u ka ndodhur që të blejnë një veshje të re dhe ajo bëhet për t?u hedhur shumë shpejt.

Cilësia e rrobave është në rënie dhe kjo thuhet se ndodh sepse rrobat prodhohen për një kohë të shkurtër dhe çmim të lirë. Ju duhet të bëheni vetë ekspert të veshjeve. Më poshtë do të gjeni disa prej këshillave që do t?ju ndihmojnë për të zgjedhur veshjet me materiale të mira.

Kontrolloni etiketën dhe shihni materialet nga të cilat përbëhet ajo veshje, gjithashtu nuk duhet të keni besim edhe tek etiketat që tregojnë se është 100 % pambuk pasi mund të jetë një material i lirë.

Dora juaj mund t?ju ndihmojë. Kontrolloni materialin e veshjeve me dorë, asnjëherë nuk do t?ju zhgënjejë.

Shikojini veshjet në dritë, sepse ju nuk mund t?i kontrolloni me dorë, por duhet t?i shikoni veshjet si duken nën efektin e dritës.

Kontrolloni veshjen brenda dhe jashtë, sepse mënyra si është qepur copa është shumë e rëndësishme.

Shihni prerjet e saj, duhet t?u kushtoni rëndësi qosheve në qoftë se prerjet janë drejt dhe veshja nuk është bërë me copa të mbetura.

Cilësia e mirë kushton, duhet të keni parasysh se veshjet me çmime të lira nuk kanë asnjëherë një cilësi të mirë kështu që ju duhet të shpenzoni në qoftë se kërkoni cilësi në veshje.

Te veshjet prej leshi duhet të shikoni çfarë lloj leshi është dhe se si është thurur ai. Duhet të keni parasysh se një lesh shumë i butë është komod, por jo një cilësi e mirë.

Veshjet dihet që nuk jetojnë sa ju, kështu që duhet të dini se vjen një moment pas disa kohësh përdorim që duhet t?i zëvendësoni ato.





16:30 Lifestyle

Si të dukeni bukur

Gjithmonë shikoni në revistat e modës vajza elegante dhe dës...

Lajmet e fundit nga