web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Letra e drejtuesit të lartë socialist për Edi Ramën/ Largoje LSI-në, fitojmë vetë, janë të korruptuar dhe përçarës. Raporti ynë ka kaluar në vasalitet

27 Dhjetor 2016, 17:03, Aktualitet CNA

Citynews ka mundur të sigurojë letrën e plotë që një nga drejtuesit socialistë i ka çuar kryeministrit dhe kreut socialist Edi Rama.

Në lëtrën e tij problematika më e madhe është kostoja që PS-ja po merr nga koalicioni me LSI. Reagimi i drejtuesit të lartë socialist vjen pas konfimimit që kreu socialist Rama i bëri në Asamblenë Socialiste koalicionit me LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Letra mësohet se është cuar në rrugë elektronike tek kryeministri, ministrat, deputetë dhe një pjesë e drejtuesve kryesorë në qendër. Në rrjeshta lexohet qartë qëndrimi i njërit prej njerëzve që drejton sot socialistët, por kërkon të ndajë vetëm me strukturat shqetësimin e tij për LSI-në dhe koalicionin. Citynews ka zbuluar letrën dhe po e ublikon të plotë pa dhënë emrin e socialistit që I kërkon Eri Ramës të dalë i vetëm në zgjedhje dhe të fitojë pa Ilir Metën dhe LSI-në.

Letra e plotë:

Të nderuar, shokë, kolegë dhe miq socialist!

Tashmë që ndodhemi në fund të mandatit tonë të pare qeverisës, mendoj se është koha që disa gjëra ti themi hapur mes njeri-tjetrit. Pa e mbajtur gjuhën nën dhëmbë dhe pa pasur frikë se duke mos qenë luajalë dhe korrekt politikisht mund të dëmtojmë qeverisjen dhe reformat.

Kjo korrektesë politike nga ne në koalicionin qeverisës e ka dëmtuar më shumë punën dhe imazhin tonë.

Si forcë kryesore në mazhorancë kemi marrë përsipër drejtimin e Shqipërisë dhe reformat. Si socialist dhe drejtues i PS, ende unë nuk arrij ta kuptoj se përse nga një forcë politike që ka në dorë fatet e vendit, jemi kthyer në një parti që duket sikur qeverisë vetëm për të zgjidhur hallet e LSI-së.

Personalisht, kam shumë kohë që kam folur dhe kam ngritur shqetësime për raportin tonë me LSI. Me disa prej jush kam ndarë raste konkrete. Në rrugë institucionale, kur na janë kërkuar shqetësime për punën tonë, problemi kryesor që kemi ngritur ka qenë vetëm një; marrëdhënia e vështirë dhe bashkëjetesa jashtë çdo norme me përfaqësuesit e LSI.

Në këto vite, nga një aleancë, raporti ynë me LSI ka kaluar në vasalitet. Ne duhet të ishim ata që përcaktonim rregullat e bashkëpunimit, por më rezulton se jemi kthyer në shërbëtorët e LSI, deputetëve dhe deri plotësues të tekave të krerëve të saj në rrethe.

Ju e dini mirë se çfarë heqin drejtuesit socialistë  me LSI-në për të futur qoftë edhe një pastruese në punë. Ndërkohë që ata i kanë emëruar dhe emërojnë drejtorët me 8-vjeçare edhe me një SMS.

Njerëzit tanë edhe sot pas 4 vjetësh janë rrugëve me letra në dorë për një vend pune. Ka socialistë që janë 12 vjet në opozitë, që nga viti 2005!! Ndërsa LSI-ja jo vetëm ka punësuar militantët e saj, por ka gjetur vend në administratë edhe për militantët e PD-së. E në fund mburren se do marrin 200 mijë vota! Po u shtrojmë rrugën që të marrin edhe më tepër, nëse vazhdojmë të qëndrojmë kështu.

E kemi quajtur këto vite koalicionin me LSI si një martesë të detyruar, pa dashuri. Por edhe martesat e tilla kanë një moral, kanë një kontratë. Nuk di ç’e mban ende këtë martesë kur gruaja e shan burrin sapo çohet nga krevati dhe në rastin më të parë, i shkel syrin dashnorit të krahut tjetër politik.

Për çfarë na duhet një koalicion i tillë? Na duhet që ne të themi se kemi qeverinë kur në fakt pushtetin e kanë më shumë ata? Që ne të mundohemi për reformat, kurse ata të ?lodhen? duke vjelur shtetin? Që ne të marrim kostot në elektorat, e ata të vjedhin dhe shtojnë votat? Që ne të ulim kokën para elektoratit për premtime që si kemi realizuar edhe për faj të LSI, ndërsa ata vetë të dalin si burra të mirë në fushatë? Për çfarë na duhet ky koalicion? Për realizuar reformat, apo për të rritur peshën elektorale të LSI?

Sepse kur vjen puna për sukseset tona, ata janë të parët në radhë që i bien gjoksit me mburrje, ndërsa kur ka dështime na sulmojnë më shumë dhe më ndyrë sesa PD-ja.

Nuk u mjafton më emri që na përdorin në koalicion, por tani kanë nisur të vjedhin dhe firmat tona për nisma ligjore dhe në fund nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. E ne, as nuk duhet të flasim për këto se na prishet humori i aleatit dhe na kërcënon me lëvizje taktike dhe teknike.

Ky nuk është koalicion, por shantazh që na bëhet çdo ditë nga ata që i quajmë aleatë.

Krahasojeni pak peshën dhe ndikimin që kini ju në zonat elektorale me hapësirën që u kemi lënë deputetëve të LSI-së. Koço Kokëdhimën e sulmuam se vendoste me kokë të vetë në Vlorë, ndërsa për deputetët e LSI-së, që nuk pyesin as për PS dhe Qeveri, nuk ndjehet njeri.

Pse po ua lejojmë të tjerëve atë që nuk ua falim, me të drejtë, as njerëzve tanë? Nga Jugu në Veri janë me emra, duke filluar nga Vangjel Tavo që është Pashai i ri i Gjirokastrës, Pirro Kapurani në Korçë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, në Shkodër Agron Cela, Monika kudo ku mundet, nga ministrat e deri në çdo skutë. Këta e shumë të tjerë pa ju dridhur qerpiku të sheh dhe në sy dhe bën si i fortë me socialistët! Se kanë për gjë të ndërrojë gjithë administratën, të hedhin në rrugë socialistët dhe të thotë se as nuk do t?ja dijë as për marrëveshje dhe as aleancë.

Shajnë gjithë ditën qeverinë dhe me arrogancën e qesëndinë e një Pashallarët e rinj thotë se nuk i ha palla as PS e as për Qeveri. Edhe drejtorët pijanecë, të korruptuar, të inkriminuar dhe anadollakë të LSI-së kanë më shumë peshë dhe vendimmarrje në institucione sesa ndonjë ministër i yni.

Më shumë se problemet e reformave, qeverisjen po na e dëmton sjellja prej gjobaxhinjsh e përfaqësuesve të LSI-së. Për çfarë na duhen partnerë të tillë që tallen hapur dhe na ulim në tokë imazhin te votuesit dhe elektorati. Mbi çfarë parimesh po udhëtojmë tashmë me këtë parti, kur edhe vetë njerëzit e saj e thonë se janë në koalicion për të ndarë pushtetin përgjysmë, apo edhe për të marrë nesër drejtimin e qeverisë?

E pra, kjo nuk është bashkëqeverisje dhe as marrëveshje politike. Nuk na duhet një aleat i tillë që punon kundër nesh. Nuk na duhet një pushtet ku ne të mbajmë baltën e akuzave dhe ata meritat e reformave dhe imazhin e politikanëve dhe partisë që gjasme po shpëton këtë vend.

E di që mendimet e mia mund të shkaktojnë pakënaqësi se nuk janë POLITIKISHT KORREKT. E di, gjithashtu, se Kryetari im mund të kërkojë dhe masë disiplinore për këdo drejtues dhe socialist që ka kurajo të jetë I vëretetë. Ka mirëkuptimin tonë në çdo rrethanë.

Por nuk e mirëkuptoj se përse unë dhe të tjerë duhet të heshtim kur nga selia e ?aleatit? dëgjojmë përditë një mijë e një të zeza për ne dhe për PS. Nuk e kuptoj pse duhet të heshtim kur na quajnë arrogantë, kur na akuzojnë për hashashin, kur na faturojnë tendera çdo javë dhe na fajësojnë vetëm ne për keqqeverisjen. Po këta të LSI, këto gati 4 vjet në cilën qeveri kanë qenë? Tani po thonë se janë në koalicion për të kontrolluar arrogancën e qeverisjes.

Po LSI-në kush e kontrollon? Po oreksin e tyre për pushtet dhe arrogancën e pashembullt, po koston e keqpërdorimit të pushtetit dhe të paaftësisë së të tyre kush do e paguaj? Fatkeqësisht të gjitha këto po i paguajmë ne përditë dhe fatura e arrogancës e tyre rritet më shumë gjatë fushatës që na pret.

Unë mendoj se PS dhe e majta e vërtetë nuk duhet të marrë më tej kostot e një aleati të papërgjegjshëm. Unë dhe shumë të tjerë u zgjodhëm dje dhe sot  PS-në, sepse realisht kishim një program, një vizion për të bërë diçka në këtë vend. Nuk e zgjodhëm dhe mbështetëm për të plotësuar hallet e LSI-së. Tani në fund të mandatit të parë qevëerisës është koha që ndahet një herë e mirë çështja e këtij koalicioni anormal dhe kaq gërryes për ne. Nuk na duhet një aleat që asnjëherë nuk është sjellë si i tillë. Ose një marrëveshje të re politike, ku pesha dhe kushtet të rinegociohen në mënyrë të drejtë për PS-në, ose të heqim dorë nga një aleancë vrasëse për Qeverisjen e PS dhe elektoratin e saj. Për hir të ca votave të tyre, po humbasim votat dhe elektoratin tonë.

 





Lajmet e fundit nga