Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pascal-Emmanuel Gobry
The Week
Cili është në thelb kuptimi i Krishtlindjes? E di, konsumerizmi! Prit, e di edhe që ka të bëjë me familjen! Bashkimin. Krishtlindja është për shumë gjëra. HIstoria është kaq shumëplanëshe, saqë ia vlen të vështrojmë disa prej kuptimeve të Krishtlindjes, të cilave nuk u kushtojmë vëmendje ? kuptime që mund të ndryshojnë jetët e njerëzve. Ja pesë prej tyre.
1. Biblike
Historia e Krishtlindjes ndodh në brendësi të një historie më të madhe, Biblës, e cila është një histori, pak a shumë për gjithçka ? është fjalë për fjalë, historia e kozmosit dhe Zotit që e krijoi atë. Rrëfimi kryesor i Biblës është për Zotin, i cili krijon një univers në dobi të krijesave të tij, që ato të përjetojnë dritën e bashkësisë, katastrofën e ardhshme që e dëmton këtë krijesë, dhe më pas vendimin e Zotit për të shpëtuar dhe falur krijesën e Tij. Si ia bën Zoti? Përmes besëlidhjes. Në botën e lashtë, besëlidhja ishte forma më e fortë e aleancës. Kontratat janë rregulla për shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, por besëlidhjet janë marrëveshjet për shkëmbimin e njerëzve dhe sjelljes së tyre ? një besëlidhje krijon një lidhje familjare. Dhe besëlidhja më e rëndësishme në Bibël, kur lind Jezusi, është besëlidhja e Zotit me Abrahamin, përmes të cilës Zoti krijoi një popull, i mësoi atij rregullat e Tij, dhe përmes tyre, fali pjesën tjetër të krijesës. Kjo është historia e Izraelit. Dhe pjesa më e madhe e Biblës ka të njëjtën temë: Izraeli nuk i bindet vazhdimisht Zotit, gjë që e çon në gjithfarësoj telashesh, por Zoti nuk heq asnjëherë dorë nga pjesa e tij e besëlidhjes. Historia e Krishtlindjes ka të bëjë me faktin që Zoti përmbush anën e tij të ujdisë, duke dërguar Mesian, përmes të cilit përmbushet besëlidhja. Krishtlindja nuk mund të kuptohet, pa kuptuar këtë sfond të pasur Biblik, të historisë së Universit dhe të Izraelit.
2. Politike
Krishtlindja është lindja e një mbreti. Ungjilli sipas Lukës, prej ku kemi mësuar pjesën më të madhe të rrëfimit të Krishtlindjes, ëhstë i qartë për këtë ? autori vë theksin në lidhjet mes Jezusit foshnje dhe sundimtarëve të kohës. Historia fillon me Cezar Augustin dhe regjistrimin që ai i bën ?të gjithë Tokës së banuar?. E megjithatë, një engjëll u shfaqet barinjve, për t?u dhënë atyre lajmin e lindjes së Jezusit ?në qytetin e Davidit?, mbreti historik i Izraelit, ?Mesia, Zoti?. Dhe me këtë, ?krejt papritur, me ëngjëllin u shfaq një turmë ushtrish qiellore?. Kuptimi politik i Krishtlindjes është se çdo sundimtar dhe çdo autoritet i përgjigjet Zotit ? foshnja i vogël i mbështjellë me pelena në një djep, Zoti i përulësisë dhe mëshirës, i cili është Zoti i të shtypurve.
3. Sociale
Mbreti i ri nuk ka lindur në një pallat, lindja e tij nuk u brohorit dhe nuk u shpall në çdo qoshe të perandorisë. Familja e tij ishin refugjatë: Ata nuk mundën të gjejnë një dhomë në një han; Maria e lindi Jezusin në një ahur; dhe foshnjës iu desh të pushojë në një grazhd. Mesazhi i Krishtlindjeve është padyshim një mesazh për të varfërit, për vogëlushët, për ata që janë të shtyrë në skajet e shoqërisë. Ata janë njerëzit që Zoti i zgjedh, janë njerëzit ku ai sheh më së pari.
4. Metafizike
Për të Krishterët, Jezusi nuk është thjeshtë një figurë e rëndësishme dhe një udhëheqës apo mësues shpirtëror. Ai është Biri i Zotit ? ai është Zoti i bërë njeri. Bashkë me Kryqin, Krishtlindja sjell në shtëpi, tek ne, misterin e kësaj marrëdhënieje. Siç e ka thënë G. K. Chesterton: ?Duart që kanë bërë diellin dhe yjet, ishin shumë të vogla për të mbërritur tek kokat e mëdha të tufës?.
Rimishërimi, siç njihet kjo doktrinë, ndryshoi kuptimin e Zotit dhe Universit. Zoti është një Zot i dashurisë, një dashuri që ai e shprehu duke bërë Birin e tij, njërin prej nesh, dhe duke ndarë eksperiencën tonë. Zoti na shpëton, jo thjeshtë përmes një transaksioni legalistik ku mëkatet tona falen, por duke bashkuar natyrën e tij me tonën. Siç e thotë një frazë e shenjtë e traditës së krishterë: ?Biri i Zotit u bë njeri, me qëllim që ne të bëhemi Zot?. Vokacioni i Universit është që Zoti të jetë ?gjithçka në gjithçka?. Kuptimi kozmik i Krishtlindjes na zbulon ne natyrën e Universit.
5. Personale
Nëse vërtetë lejojmë që kjo histori të mbërrijë brenda nesh, me siguri që do të na ndryshojë në një nivel të thellë, personal. ?Shenja? që engjëlli u jep barinjve është se ata do të gjejnë një bebe në një grazhd ? një referencë ndaj Eukaristit, ku Zoti na jepet ne si ushqim. Kjo është thellësia e dashurisë dhe përulësisë së Zotit: Ai dëshiron të bashkohet me ne në kuptimin më të thellë, të bëhet njësh.
Kur ne lejojmë të gjithë këta kuptime që të bëhen njësh brenda nesh ? kuptimin biblik, politik, social, metafizik ? atëherë kuptojmë se jeta është e gjitha për dashurinë, një dashuri ?që mbart gjithçka, beson çdo gjë, shpreson për gjithçka, duron çdo gjë?, një dashuri që jepet e tëra./The Week ?www.bota.al
Në politikë, ashtu si në ekonomi, Gjermania ka prirje të mos...
James Harbeck¡Feliz Navidad! Joyeux Noël! Frohe Weihnachten!...
Të krishterët në Mosul kanë festuar këtë vit Krishtlindjet m...
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka komentuar sot foton e pu...
Një tërmet i fuqishëm ka rënë ditën e sotme në Kili, ku për ...
Një i ri nga ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë,...
Policia e Tiranës po punon për shoqërimin në Komisariat të n...
Një terminal i ri për autobusët pritet të ndërtohet në jugli...
Besnik Hasi drejt rikthimit në Jupiler League belge. Ish-kap...
Driton Berisha, një azilkërkues 37 vjeçar nga Kosova është b...
Zbardhet dokumenti me urimin e bërë për Krishtlindje në viti...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim punëtorin e një firm...
Policia e Bulqizës ka arrestuar një person si dhe ka shpallu...
Kanë nisur të mbërrijnë në Inspektaratin e Deklarimit dhe Ko...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimta...
Punimet për Bulevardin e Ri të Tiranës kanë avancuar dhe duk...
Papa Françesku u kërkoi të shtunën 1,2 miliardë katolikëve n...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar sot të gjithë besimta...
Policia e Shtetit apeloi të gjithë qytetarët në prag të fest...
Shtetasi Marjan Levanti, i cili dy ditë më parë plagosi me t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...