web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunuan familjarët/ Arrestohet një person në Korçë, shpallet në kërkim një tjetër

24 Dhjetor 2016, 19:45, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas për dhunë në familje. Burime nga policia bëjnë me dije se dy shtetas ushtruan dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tyre.

Policia ka arrestuar në flagrancë njërin, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Të njëjtat burime theksuan se bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Arban Gjata, 46 vjeç, si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E.Gj, 27 vjeç, (nipi i tij) të dy banues në Korçë.

Policia sqaron se të dy këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tyre.

(Konkretisht kunatës së Arben Gjatës dhe dy djemve të saj, nipërit e tij./Nusja e xhaxhait dhe dy kushërinjtë e shtetasit E.Gj) pranë banesës të këtyre të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga