web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria ndërhyn në emision/ Shkëlqim Selami nuk ka marrë pafajësinë në Itali. Zyrtarë të tjerë janë në procesin e verifikimit

22 Dhjetor 2016, 22:06, Aktualitet CNA

Nga Prokuroria e Përgjithshme, live në studion e Opinion, ka ndërhyrë Rovena Gashi, Drejtore e Verifikimit të Informacionit me Jashtë, ku deklaroi se Prokuroria ka nisur verifikimet pas indicies që deputeti Shkëlqim Selami kishte si i dënuar në vitin 1994 në Itali.

Gashi tha se ligji e dekriminalizimit, i miratuar nga deputeti Selami dhe 139 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti i cili ka iniciativën për të filluar verifikimin për zyrtarët e nivelit të lartë, përfshi edhe deputetet e Kuvendit të Shqipërisë. Procedura për këtë zotëri, ka qenë inciativa e Prokurorit të Përgjithshëm, duke nisur në bazë të indicies që ky deputet ka si precedent penal në Itali.

Fevziu: Çfarë precedentësh konkret?

Gashi: Ato që ai i bëri shumë të qarta vetë. Ka pasur një masë sigurimi për trafik qëniesh njerëzore në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Fevziu: Për të cilat, z.Selami thotë se ka marrë pafajësinë më pas.

Gashi: Jo, z.Selami nuk ka marrë pafajësinë. Atij i është parashtruar ekzekutimi dhe ndjekja penale. Që nga momenti që ka kryer veprën penale, ka kaluar një periudhë shumë e gjatë dhe autoritetet italiane nuk kanë pasur më interes ta ndalojnë dhe të vazhdojnë procedurën hetimore ndaj tij.





Lajmet e fundit nga