web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkencëtarët: Femrat e bukura dëmtojmë shëndetin

21 Dhjetor 2016, 15:41, Aktualitet CNA

Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. Këtë e thonë shkencëtarët, në përfundim të një studimi të Universitetit të Valencias në Spanjë, ku u përfshinë 84 studentë meshkuj. Ata u mbyllën në një dhomë për periudha të ndryshme kohore që varionin nga pesë minuta deri në një orë.

Kjo për shkak se në raste të tilla ndodh një rritje e shpejtë e nivelit të hormonit kortizol. Këtë lloj hormoni trupi e prodhon në situata të stresit psikologjik, dhe është i lidhur me sëmundjet e zemrës.

?Disa meshkuj e kanë të lindur dhe i shmangin femrat tërheqëse që në momentin që mendojnë se janë të paarritshme për ta, por pjesa më e madhe e tyre tërhiqet dhe trupi reagon me prodhimin e hormoneve, veçanërisht kortizolit?, thuhet në studim.

Në fakt, në doza të vogla kortizoli ka efekte pozitive pasi ndikon në përqendrimin dhe vetëbesimin, por në doza të larta dhe në mënyrë kronike mund të përkeqësojë sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë, dhe impotencën.





Lajmet e fundit nga