web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tjetër grabitje me armë në qendër të qytetit

19 Dhjetor 2016, 10:06, Aktualitet CNA

Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme pas asaj të një banke në Tiranë dhe të një biznesi privat në Korçë.

Këtë herë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit ku dy persona të maskuar kanë grabitur paratë e një kompanie private (firmë elektronike), e cila po i dërgonte në një bankë. Mësohet se autorët kanë sulmuar shoqëruesit e parave dhe kanë arritur të marrin 220 milionë lekë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.





Lajmet e fundit nga