web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Do falen kamatvonesat e energjisë për 66.539 konsumatorë pensionist, me ndihmë ekonomike, apo persona me aftësi të kufizuar

18 Dhjetor 2016, 18:04, Aktualitet CNA

Kryeministri, Edi Rama në komunikimin e përjavshëm në ?Facebook?, ka folur në veçanti për pensionistët dhe familjet në nevojë.  ?Paketa e solidaritetit e këtij fundvitit sa do që është më e madhja në këto 25 vite nuk është arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit në nevojë. Kjo paketë shembullore, për një qeveri të Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit e të mundësive tona, është shumë në raport me të shkuarën që po lëmë pas hap pas hapi, ditë pas dite, por është pak në raport me të ardhmen që kemi detyrë ta afrojmë sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, tha kreu i qeverisë.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek për debitorët e energjisë elektrike. ?Për ata që me mirëkuptimin më shembullor u  kthyen nga debitorë në kontributorë të rimëkëmbjes të sektorit të energjisë, për ata që janë sot 126 mijë kontribues aktive dhe kanë nënshkruat aktmarrëveshjen për shlyerjet më këste mujore ndaj borxheve të OSHEE  dhe kanë ende mbi supe peshën e kamat vonesave 66.539 janë konsumatorë pensionist, me ndihmë ekonomike, apo persona me aftësi të kufizuar dhe paguajnë më këste 1200 lek në muaj, 59.461 nuk kanë status vështirësie, por meritojnë sot të vlerësohen për statusin e qytetarit të mirë dhe respekt për rregullsinë në pagesa. 66.539 konsumatorët pensionistë, ndihme ekonomike, dhe status tjetër vështirësie do zerohen të gjitha kamat vonesat kundrejt një pagese simbolike 20 lek, tha Rama gjatë komunikimit në Facebook.





Lajmet e fundit nga