web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Një revolucion radikal i ngjashëm me atë të Enver Hoxhës është i pashmangshëm në Shqipëri

10 Dhjetor 2016, 17:32, Aktualitet CNA

Një sondazh (survey) i kryer në Shqipëri nga OSBE dhe i financuar nga Ambasada e Gjermanisë doli në përfundimin se rreth 60% e shqiptarëve kanë mendim të mirë për Enver Hoxhën. Ndonëse kjo u bë temë debati në televizionet shqiptare, nuk është kuptuar thelbi i çështjes. Që këtë opinion për Enver Hoxhën e kanë dhënë njerëzit e një shoqërie ku ka një polarizim të madh ekonomik, midis një pakice të pasur dhe shumicës së varfër. Akti i parë i bujshëm i Enver Hoxhës në pushtet ishte se ua konfiskoi pronën të pasurve me dorë të hekurt, brenda një kohe shumë të shkurtër, madje edhe duke i burgosur dhe torturuar që të nxirrnin arin e fshehur. Për pjesën tjetër të popullsisë procesi i shpronësimit u zgjat në kohë, për një çerek shekulli. Meqënëse në vend kishte një polarizim të madh ekonomikmes të pasurve dhe të varfërve, duke qenë shumë e vogël shtresa e mesme, shpronësimi u përjetua rëndë vetëm te pakica e popullsisë.

Nëse tregon ndonjë gjë sondazhi, kjo është dëshira e popullit shqiptar që të dalë dikush dhe t? i shpronësojë të pasurit si Enver Hoxha. Dhe këtë e duan shumë më tepër se rreth 60% e shqiptarëve që thotë sondazhi. Sepse kjo shifër mund të rritet pa frikë gabimi, deri në 90% duke u shtuar këtu dhe ajo pjesë e popullsisë që është persekutuar nga Enver Hoxha dhe që, për arsye personale, nuk do të shprehte kurrë një mendim të mirë për Enver Hoxhën. Por edhe kjo pjesë e popullsisë do të donte që dikush të bënte ndaj të pasurve të sotëm atë që bëri Enver Hoxha dikur. Në një shoqëri të tillë është i pashmangshëm një revolucion i dhunshëm radikal, përveç nëse ndodh një mrekulli që ta shmangë.

Sa për atë që thuhet se në Shqipëri megjithatë nuk po ndodh asgjë e tillë, dhe se revolucioni i Enver Hoxhës ishte pasojë e luftës botërore, kjo është një pikëpamje e gabuar. Pasoja më e madhe e luftës botërore në Shqipëri, që favorizoi revolucionin e Enver Hoxhës, nuk ishte pushtimi i huaj, por rritja e polarizimit ekonomik në shoqërinë shqiptare, në vitet 1943-44. Italia, për të bërë për vete popullin shqiptar, fill pas pushtimit në 1939, investoi shumë për rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Por, që nga fundi i vitit 1942 dhe në vazhdim, Italia, për shkak të angazhimeve që kishte në luftën botërore, nuk mund ta vazhdonte më investimin për rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Në këto rrethana, u zhduk mirëqenia dhe mbeti polarizimi në shoqërinë shqiptare. Prandaj vendi u bë i përshtatshëm për një revolucion komunist.
Shqipëria e kohës sonë është në një gjendje të ngjashme. Një revolucion radikal është i pashmangshëm, ndonëse nuk ka gjasa që të jetë krejt i ngjashëm me atë të Enver Hoxhës, pra komunist. Gjithsesi do të jetë një revolucion i dhunshëm shoqëror, me të njëjtat pasoja për klasën e pasur të shoqërisë shqiptare





Lajmet e fundit nga