web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Fier/ Manjani: Prokuroria të zbardhë përgjegjësit dhe të disiplinojë sjelljen shtetërore

5 Dhjetor 2016, 17:58, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liljana Rukos nga bashkëshorti i saj në Fier, për të cilën Gjykata u shpreh se kishte lëshuar një urdhër mbrojtje, por sipas policisë, gjyqtari Ergys Selmani nuk e neglizhoi në dërgimin e saj për ekzekutim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka përshëndetur prokurorinë dhe i kërkon asaj të zbardhë këtë çështje për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera.

Ai shprehet se ky ishte reagimi i duhur, të cilën e kishte kërkuar dje.

Më poshtë, postimi i Manjanit

Tashmë zyrtarisht ka një hetim të çelur ndaj proçesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtjes për Liljana Rukajn.

Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera!

Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje.

Tani tja lëmë drejtësisë në dorë!





Lajmet e fundit nga