web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS nis fushatën/ Rama mbledh kryetarët e organizatave në Tiranë

2 Dhjetor 2016, 18:37, Aktualitet CNA

Ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2017 po ndjehen çdo ditë e më shumë. Kjo shihet nga gjuha e politikës, sulmet ndaj njëri ? tjetrit, por edhe nga zbutja e toneve aty ku është e nevojshme për të siguruar një forcë më shumë aleate dhe një koalicion të qëndrueshëm.

Gjithashtu, partitë politike kanë nisur takimet me strukturat e tyre, duke filluar nga baza e deri në nivele të larta.

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e PS Tiranë, Saimir Tahiri, kanë zhvilluar një takim me kryetarët e organizatave në Tiranë. Mësohet se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Takimi ka pasur në fokus fushatën elektorale të vitit 2017, për të cilën janë dhënë edhe këshillat paraprake. Riorganizimi i organizatave, përgatitja e strukturave dhe takimi me qytetarët e çdo zone për evidentimin e problemeve, kanë qenë pikat kryesore të diskutuara sot në takim.

Kryeqyteti një zonë e fortë përplasjesh mes partive, kjo edhe për faktin se ka numrin më të madh të deputetëve që zgjidhen në parlament. Për këtë arsye, duket se kryeministri po i jep vëmendje më të madhe Tiranës, duke nisur më herët takimet fillimisht me krerët e organizatave./citynews





Lajmet e fundit nga