web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festa e pavarësisë/ Kokëdhima paralajmëron revolta: Shqiptarët do çohen kundër kastës që po i shkatërron

28 Nëntor 2016, 18:22, Aktualitet CNA

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhmima, i cili ka nisur një lëvizje politike brenda PS, ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokëdhima shprehet se në këto 25 vite, Shqipëria u sundua nga kastat e korruptuara, të paafta dhe mizore.

?Sot, në këtë ditë të shënuar, duhet të pranojmë me keqardhje të madhe se, Shqipëria këto 25 vite, u sundua prej kastave të korruptuara, të paafta e mizore, të cilat, më së fundi dhe nën trysni, gërryen sovranitetin e Republikës sonë të pavarur?, shkruan Kokëdhima

Më tej, ish deputeti, shprehet se Shqipëria do të luftojë si kurrë më parë për tu cliaruar nga diktatura e skamjes nga padrejtësia dhe tirania e korrupsionit dhe hashashit. Ai thekson se populli shqiptar po zgjohet dhe përmes revoltave do të thyejë kastën që po shkatërron jetën e qytetarëve.

?Shqipëria do luftojë si kurrë më parë, për tu çliruar nga diktatura e skamjes, injorancës, paaftësisë dhe padrejtësisë, nga tirania e korrupsionit dhe hashashit. Do luftojë për të vendosur republikën demokratike kushtetuese, të pavarur e sovrane, për të kthyer shpresën dhe besimin, punën, dinjitetin e mirëqenien te rinia dhe qytetarët. 
Duket sikur e keqja ka triumfuar përfundimisht, por kjo nuk është kështu. Populli po zgjohet. Rinia po ndërgjegjësohet. Të varfërit, të përbuzurit, të papunët, të harruarit, të palumturit po ngrihen. Revolta e tyre do e thyejë kastën që po shkatërron jetën dhe egzistencën e qytetarëve tanë. Ja vlen të luftojmë. Të fitojmë mbi frikën e pamundësinë. 
Rroftë Shqipëria!?, përfundon Kokëdhima





Lajmet e fundit nga