web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha takim me krerët e degëve/ Realiteti i drogës po vë në rrezik integrimin

25 Nëntor 2016, 12:54, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me krerët e degëve, ka akuzuar Kryeministrin Rama se nuk po e kupton realitetin në vend. Basha theksoi se në një kohë kur Europa po vë theksin tek droga në Shqipëri, Rama bën ekspozita të kushtueshme dhe jetë luksi.

“Lajmet e këtyre ditëve nuk janë të mirë. Realiteti i krimit, korrupsionit tashmë është kuptuar. Mediat dhe politikanët e Europës po flasin hapur dhe pa dorashka. Ky realitet që shqiptarët e përjetojnë cdo ditë tashmë po vë në rrezik integrimin e vendit. Është fakt që e dimë të gjithë, ka vetëm nje njeri që i fshihet këtij realiteti. Ky person është kryeministri Rama. Në vend që të reflektojë për gjendjen ku është zhytur Shqipëria ai ka zgjedhur të fshehë realitetin dhe të vazhdojë avazin e tij duke keqinformuar qytetarët me regji qëndrore.
Në Shqipëri janë përjetuar dy botë, realiteti ku jetojnë shqiptarët, ditë e natë dhe bota ku jeton Rama. Kjo e fundit është bota e luksit, e avionëve privatë, e ekspozitave të kushtueshme në botë, është bota e qejfit, udhëtimeve, është bota e indiferencës ndaj realitetit ku jeton pjesa tjetër”, tha Basha.

Ndërsa më tej gjatë fjalës së tij ai i vuri ultimatum kryetarëve të degëve që brenda datës 15 janar të evidentojnë numrin real të papunësisë në të gjithë Shqipërinë.

“Kërkoj nga ju të ndërmarrim një proces verfikimi, regjistrimi konkret të të papunëve, të pastrehëve, njerëzve me vështirësi ekonomike. Ky boxheti i këtij do jetë më jetë shkurtëri, buxheti im, buxheti i PD nuk do të shkojë për kolltuqe, palama fasada, por do të shkojë tek njerëzit në nevojë. Kërkoj nga ju që brenda 15 janarit degët tona, anëtarët tanë, simpatizantët tanë, këshilltarët tanë bashkiak, deputetet tanë të evidentojnë me saktësi në çdo rreth gjendjen reale të Shqipërisë, jo si statistikë”, tha Kreu i PD-së./ Citynews





Lajmet e fundit nga