web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i Bundestagut ngel qeverinë/ Të mos hapen negociatat me Shqipërinë

24 Nëntor 2016, 16:21, Aktualitet CNA

Deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, tha se CDU/CSU do të votojë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Krichbaum kritikoi ashpër qeverinë duke u shprehur se ka bërë hapa pas në luftën kundër drogës dhe se nuk I ka plotësuar  prioritetet e përcaktuara nga BE.

Ai nënvizoi 7 pika kryesore ku Shqipëria nuk I ka plotësuar dhe për këto arsye Gjermania nuk do të jetë pro hapjes së negociatave. Më kryesorja prej prioriteteve të kërkuara për Shqipërinë është lufta kudnër drogës dhe reforma në Drejtësi.

Më poshtë, prioritetet e pa plotësuara nga Shqipëria, të shpjeguara nga deputeti I Bundestagut gjerman

REFORMA NE DREJTESI
Pika e parë e papërmbushur sipas Krichbaum është reforma në drejtësi
?Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit si në Gjermani Francë etj. Ne mbështesim Shqipërinë me qëndrueshmëri drejt BE. Nëpërmjet këtij procesi presim forcim të paqes, shtetit të së drejtësi. fqinjësisë së mirë në Ballkan. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është edhe në e interes të Gjermanisë jne ju mbështesim ju japim ndihmesën që të ndërtoni një vend me perspektivë për brezin e ri. Ne duam që negociatat të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rolin kryesor. Më lejoni të them se këto arritje janë vërtetë mbresëlënëse, të kuptueshme po të krahasohet me 5 vite, 10 apo 30 vite para. Gjermania do mbështesë të gjitha forcat politike në raport progresin që KE propozon çeljen e negociatave pasi të jenë shënuar arritje të konsiderueshme për reformën në drejtësi. Në këndvështrimin tonë bëhen pengesë për hapjen e negociatave, nuk janë plotësuar ende kushtet themelore për 5 prioritetet kyçe. Vërtet është miratuar reforma në drejtësi por me vendim të Kushtetueses janë pezulluar disa akte. Kushtetuesja është tërhequr për të marrë opinion nga Venecia, sot është ende e paqartë se kur do hyjë në fuqi. Në këtë mënyrë ky prioritet kyç nuk është përmbushur?.

?Nuk janë përmbushur kushti 2 dhe 3. Në pikëpamjet e grupit tonë, të jepet në miratim pozitiv për çeljen e bisedimeve, mungojnë kushtet e nevojshme. Ndaj grupi federal do propozojë që mos të hapen negociatat deri në plotësimin e tyre. Kjo është një ndihmë për të orientuar politikën shqiptarë se çfarë presim ne. Nuk është një vend që shprehet kundër. Ne duam që Shqipëria të plotësojë kushtet. Kjo do realizohet që të gjithë forcat shoqërore dhe politika që të behën bashkë. Grupi parlament i CDU do të marr vendim nëse do mund të fillohet apo jo me negociatat. Kemi vizituar Shqipërinë në kuadër të më shumë se 10 misioneve. Pikërisht mbi këtë bazë të thelluar njohje kemi hartuar 7 pritshmëritë tona. Sot ndodhem në Tiranë me synimin për të folur hapur dhe me sinqeritet se që sot se cilat janë këndvështrimet tona. Këto pritshmëri dua ti shpjegoj shkurtimisht.?, tha Krichbaum.

REFORMA NE ADMINISTRATEN PUBLIKE
Pika e dytë sipas tij ishte, reforma në administratën publike që duhet të zbatohet në praktikë. Ka ende pika për tu plotësuar.

LUFTA NDAJ KORRUPSIONIT
?Duhet të ishin arritur më shumë. Duhet të ishin ngritur padi penale. Nuk është vetëm përfundimi unë por edhe i KE. Kjo ka të bëjë me paditë penale dhe vendimet e formës së prerë. Korrupsioni prek shumë sektor, drejtësinë dhe policinë. Shtresat më të varfra janë ato që vuajnë më shumë të varfrit e të varfërve. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtësi?

KRIMI I ORGANIZUAR DHE TRAFIKU I DROGES
Një pikë tjetër problematike, sipas deputetit të partisë së Merkel ishin problemet me krimi e organizuar dhe hapat pas, siç tha ai në luftën ndaj trafikut të drogës. ?Përpjekjet për luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës duhet të forcohen. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hapa pas. BE duhet t?i kushtojë më shumë vëmendje. Kjo duhet të shndërrohet në detyrë mbarëshoqërore. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës do pengonte kalimin e krimit drejt politikës dhe drejtësisë?,- tha ai.

MASAT KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE E DREJTA E PRONËS
?Duhet të përmbushen pikat e raportit të datës 9 nëntor. Ligji për pronat është në përpunim e sipër por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Është larg standardeve evropiane edhe në këtë pjesë.

ZGJEDHJET SIPAS KODIT TË RI
Zgjedhjet e 2017-ës duhet të bëhen sipas të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe në përputhje me kodin e ri. Ishte kjo një tjetër pikë që duhet të përmbushë Shqipëria. ?Zbatoni rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, duhet të përmbushin standardet evropiane. Standardet janë përmirësuar, por ka ende punë. Zgjedhësit të jenë të sigurt që votat e tyre numërohen dhe zgjedhjet nuk trukohen. Pas zgjedhjeve parlamentare të zgjedhjeve 2015, OSBE ka dhënë rekomandime për ndryshimin e kodit. Duhet të bëhen me kod të ri zgjedhjet e 2017. Dua ta theksoj është e mundur të bëhet nëse ka vullnet politik, i të gjitha forcave politike. Rekomandimet duhet të jenë zbatuar përpara zgjedhjeve të ardhshme.

TË ZBATOHET LIGJI I DEKRIMINALIZIMIT
Pikë tjetër me rëndësi ishte zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. ?Ligji për dekriminalizimin ishte një marrëveshje e rëndësishme. Zbatimi me sukses i tij në Shqipëri do të mbajë larg Kuvendit të inkriminuarit. Këto janë pritshmëritë tona?,- theksoi deputeti i Merkel.





Lajmet e fundit nga