web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama për “The Guardian”/ Po t'i pyesja njerëzit ç’ngjyrë i donin pallatet do më përgjigjeshin “Fuck You”

15 Nëntor 2016, 14:14, Aktualitet CNA

Gazeta e njohur britanike ?The Guardian? i ka kushtuar një shkrim kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku vë në pah anën e tij artistike.

Lidhur me ekspozitën që kryeministri Rama ka hapur në galerinë ?Marian Goodman? në New York, gazeta në fjalë shkruan se, asnjë kryetar qeverie në botë nuk ka arritur të hapë një ekspozitë në këtë galeri prestigjioze. Madje as ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, i cili pas mandatit iu përkushtua pikturës.

Por Rama ka folur edhe për periudhën e tij si kryebashkiak i Tiranës, ku shprehet se, duke lyer Tiranën me bojëra njerëzit filluan të paguanin taksat sepse, sipas tij, ata e kuptuan se me anë të ngjyrave qyteti ekzistonte.

?Ngjyrat e ndërtesës nuk ishin art për mua. Ishte një aksion politik, me ngjyra. Sepse nuk kishim para për të ndërmarrë projekte të mëdha infrastrukturore. Njerëzit kishin nevojë për gjithçka: ujë, rrugë, drita. Kur u bëra kryebashkiak i Tiranës kishte vetëm 78 drita që punon në rrugët e qytetit. Pra imagjinojeni pak t?u shkoje njerëzve dhe t?i pyesje se çfarë ngjyre doni që t?i keni pallatet! Ata do të thoshin: Fuck you! Do të ishte mënyra më elegante për të thënë që nuk je i interesuar për këtë gjë?, shprehet Rama për ?The Guardian?.

?Por pati një efekt zinxhir që nuk e kisha imagjinuar. Me t?u lyer ndërtesat njerëzit filluan t?i hiqnin gardhet nga dyqanet e tyre. Në rrugët e lyera, mbledhja e taksave ishte 100%, ndërkohë që mbledhja e taksave normalisht ishte 4%. Njerëzit pranuan të paguanin pjesën e tyre për qytetin, sepse e kuptuan se nëpërmjet ngjyrave qyteti ekzistonte?, vijon rrëfimin e tij Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për ?zhgarravinat? e tij kur ishte Ministër Kulture.

?Nuk dija si të gjeja një mënyrë për t?u mbijetuar atyre mbledhjeve të gjata. Të vizatuarit më ndihmonte të dëgjoja. Vetëm pas shumë kohësh lexova studime që tregonin se zhgarravitja përmirëson përqendrimin dhe ul stresin. Është një proces që është bërë plotësisht pjesë e imja. Dhe është shumë frytdhënëse. Kur jam në rrethana që nuk zhgarravis dot ndihem nervoz; thjesht ndihem sikur nuk jam aty? , thotë Rama. /Citynews

 

 





12:05 Aktualitet

EPP izolon Bashën

Kreu i PD-së Lulzim Basha petendon se ka mbështetje nga Part...

10:51 Aktualitet

Rama lakuriq!

Kryeministri i vendit, Edi Rama është një personazh që shqip...

Lajmet e fundit nga