web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samsung do të hedhin në treg një treg një telefon që paloset

10 Nëntor 2016, 17:45, Tech CNA

Tashmë telefonat janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë dhe ne kërkojmë gjithmonë e më shumë prej tyre. Por, me rritjen e kërkesave tona përkundrejt këtyre pajisjeve kompanitë nuk kanë pasur mundësi tjetër përveç rritjen e përmasave të tyre. Gjihandi Korean i prodhimit të telefonave të zgjuar Samsung duket sikur ka arritur të gjejë një zgjidhje . Prej shumë vitesh kompania ka punua për të përsosur teknologjinë për realizimin e telefonit i cili mund të paloset për tu transportuar më lehtë.

Pas shumë vitesh pune kërkimore Samsung ka kërkuar të regjistrojë në emrin e tij këtë teknologji e cila realizon palosjen e një smartfoni duke përgjysmuar përmasat e tij. Nga pamjet të cilat mundëm të gjenim duket qartë se telefoni do të vi në një formë të lakuar dhe se në mes të pajisjes ndodhet një material elastik i cili bashkon dy gjysmat e tjera. Ende nuk ka një reagim nga kompania përsa i përket kësaj teknologjie por, shumë analist shprehen se kjo teknologji do të hidhet në treg gjatë 2 viteve të ardhshme./Citynews.al





Lajmet e fundit nga