web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Pritja zyrtare e dhënë sot në Ambasadën Amerikane në Tiranë, me rastin e përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, kishte atmosferën sikur të ishte vrarë në atentat një President amerikan, jo të ishte zgjedhur një i ri

9 Nëntor 2016, 16:35, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane në Shqipëri dha sot pritjen tashmë tradicionale që bëhet në mëngjesin pas ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ambasadori Lu e nisi fjalimin e tij duke thënë:

?Më lejoni ta filloj këtë mëngjes duke ofruar mendimet dhe lutjet tona për viktimat e kësaj përmbytjeje të tmerrshme që ka ndodhur në Shqipëri këto ditë.?
Epo përmbytja në Shqipëri nuk ndodhi as sot në mëngjes, as gjatë natës së kaluar, ajo ka ndodhur edhe gjatë gjithë ditës së djeshme, edhe gjatë dy netëve më parë. Ambasada Amerikane mund të kishte reaguar më herët për përmbytjen. Por nga fytyrat e të pranishmëve, dhe e vetë ambasadorit, duket se ?përmbytja e tmerrshme? për ta kishte qenë vota masive e amerikanëve për Trump në zgjedhjet presidenciale.
Në vazhdim të fjalimit të tij, ambasadori Lu tha:
?Kam disa versione të ndryshme të këtij fjalimi sot. Dhe mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme e demokracisë. Është e paparashikueshme, është emocionuese, dhe është diçka të cilën e bashkëndajnë si Amerika dhe Shqipëria. Nëse shihni rreth e rrotull kësaj salle, do të shihni se qëllimisht kemi ftuar shumë të rinj për të qënë këtu me ne sot për të festuar zgjedhjen e një Presidenti të ri amerikan. Pse do të kërkonim kaq shumë të rinj ? dhe kur them të rinj e kam fjalën të rinj në moshë dhe të rinj në zemër ? të bashkoheshin me ne sot. Sepse ju jeni e ardhmja me të vërtetë e kësaj demokracie.?
Vështirë të besohet që ambasadori Lu të kishte versione të ndryshme të fjalimit që një ditë më parë. Atij i është dashur të shkruajë ngutshëm një fjalim tjetër pas fitores së Trump. Këtë e them për dy arsye. Kjo gjë kuptohet nga fakti se të rinjtë e shumtë të ftuar në këtë pritje, për të cilët foli ambasadori, në llogaritë e tyre në rrjetet sociale ishin shprehur për fitoren e Hillary Clinton dhe të gjithë ishin tallur me Trump prej disa muajsh. Këta të rinj kishin një gjë të përbashkët, ishin sorosianë. E sfidoj ambasadorin Lu të tregojë një mbështetës të vetëm të Trump midis të rinjve të shumtë të ftuar.
Atmosfera në këtë pritje ishte sikur në Amerikë të kishte ndodhur një atentat në të cilin të ishte vrarë presidenti amerikan, jo sikur të ishin mbledhur për te festuar zgjedhjen e një presidenti të ri, si tha ambasadori.
Arsyeja e dytë është se ambasadori Lu gjendet që prej shumë muajsh në një skandal permanent diplomatik, kur nuk ka reaguar pas atentatit verbal që Kryeministri Rama i bëri njërit prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale amerikane, z. Trump, duke e quajtur rrezik për botën. Kjo ishte një frazeologji e padëgjuar në Shqipëri që nga koha e diktaturës komuniste, prej një drejtuesi të lartë shtetëror.
Sjellja e Ambasadorit Lu tregon se ai në Shqipëri ka qenë përfaqësues i USA, por në rastin e tij akronimi iu përgjigjet fjalëve: Under Soros Authority.
Fitorja e Trump do të thotë fundi i USA (Under Soros Authority) në Ambasadën Amerikane në Tiranë, prandaj ndryshe nga sa thotë Lu, ka shumë për të ndryshuar në marrëdhëniet mes dy vendeve, që duhet të kalojnë një proces desorosizimi./Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga