web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria mbyll hetimet/ Ja akuzat me të cilat do të përballet 20-vjeçari që shtypi nënën e dy fëmijëve

3 Nëntor 2016, 07:19, Aktualitet CNA

Prokuroria ka përfunduar hetimet për aksidentin e rëndë të korrikut 2016, ku gjeti vdekjen nëna e dy fëmijëve, Dhurata Prifti.

Organi i akuzës, pas kryerjes së hetimeve, dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të 20-vjeçarit Andrea Memollari, që e përplasi për vdekje gruan te kryqëzimi i rrugës ?Jordan Misja.

Në ngjarje humbi jetën Dhurata Prifti, qitëse e njohur, e cila në momentin e aksidentit po kalonte kalonte rrugën me dy fëmijët e saj.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Memollari do të përballet me drejtësinë si i akuzuar për dy vepra penale: shkeljen e rregulave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit. /Citynews

 

 





Lajmet e fundit nga