web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji i miratuar është për riciklimin e mbetjeve

23 Shtator 2016, 12:29, Aktualitet CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ligji i votuar dje është një hap i domozdoshëm për të normalizuar situatën ligjore. Mesazhi i Ramës në rrjetet sociale  ka ardhur menjëherë pas reagimeve të ashpëra që ka pasur si nga politika ashtu dhe nga shoqëria civile. Sipas tij, ky ligj nuk ka lidhje me plehrat ogurzeza por ka për qëllim riciklimin e mbetjeve. ?Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!

Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë. Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit!?, ka shkruar kryeministri, Rama. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga