web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kume: Kreu i KQZ-së të mos zgjidhet politikisht

18 Shtator 2016, 07:57, Aktualitet CNA

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për gazetën ?Sot?, flet për zgjedhjen e kreut të ri të organit më të lartë zgjedhor. Kristaq Kume apelon në drejtim të forcave politike, që kreu i ri i KQZ të mos zgjidhet politikisht ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

?Duke iu referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, kryetari i KQZ duhet të jetë i baraslarguar nga forcat politike. Por eksperienca ka treguar të kundërtën. Edhe katër vjet më përpara ishin votat e mazhorancës ato që zgjodhën kryetare zonjën Luzi, pra nuk u zgjodh nëpërmjet një procesi konsensual?, tha Kume.

Duke folur për reformën zgjedhore, Kume parashikon se ky proces me shumë gjasa do të shkojë drejt dështimit. Ish-kreu i KQZ vlerëson rekomandimet e OSBE/ODIHR që duhet të reflektohen në Kodin Zgjedhor, dhe sidomos e vë theksin te fondet e partive politike, të cilat duhet të tregojnë prejardhjen e tyre.

?Në raportin e fundit, ndërkombëtarët rekomandojnë që të trajtohen rrugë dhe mundësi ligjore, të cilat do të bëjnë të mundur që administrata zgjedhore të jetë sa më larg ndikimit të forcave politike. Së dyti, duhet të shprehen dhe të japin mendime jo vetëm dy forcat e mëdha politike Përveç kësaj, duke iu referuar rekomandimeve por edhe përvojave të prodhuara nga zbatimi i Kodit Zgjedhor në zgjedhjet parlamentare e vendore të kaluara, është e domosdoshme që të kërkohet zgjidhje për të ngushtuar në maksimumet e mundshme hapësirat për përdorimin e fondeve e paidentifikuara në fushatat zgjedhore?, theksoi Kume.

Gjithashtu, ish-kreu i KQZ-së Kume thekson se duhet të garantohet votimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Sa i takon zgjedhjeve në Dibër, Kume hedh dyshime po aq sa Partia Demokratike, se zgjedhjet u shitën, ndërsa shtoi se këto zgjedhje u përdorën nga partitë politike për të matur ?pulsin? e elektoratit se si do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2017.  /Citynews.al





Lajmet e fundit nga