web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autostrada Tiranë-Durrës, nis zgjerimi me tre korsi/ Hiqen palmat, kushtuan 600 mijë dollarë

3 Shtator 2016, 14:05, Aktualitet CNA

Qeveria ka gati projektin per zgjerimin e autostrades Tiranë-Durrës, me tre korsi. Parashikohet shtim trafiku dhe shpejtesi deri ne 140 km/ore.

Zgjerimi i rruges ishte planifikuar nga qeveria që në zbatimin e projektit për gjelbërimin Tiranë Durrës. Për mbjelljen e palmave u shpenzua 600 mijë USD në një kohë që qeveria e dinte se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm. Projekti parashikon tre korsi kalimi për secilën anë të rrugës dhe një zonë me trafikndarëse 2.6 m të gjërë. Në total, gjërësia e rrugës do të jetë 35.10 m dhe kjo do të bëhët për shkak të trafikut të lartë të makinave në këtë rrugë, duke e shndërruar autostradën Tiranë ? Durrës në superstradë të kategorisë A1, raporton Panorama.

Pas Rrugës së Kombit, qeveria ka parashikuar që rruga Tiranë ? Durrës të jetë e dyta që do të jepet me konçension. Sipas strategjisë së qeverisë në taksimin e rrugëve rekomandoheshin dy kategori, tarifa minimale 0.005 cent dhe maksimale 0.35 cent, ndërsa tarifat e BERZH parashikohen 0.17-1.19. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga