web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asgjësohen 1250 rrënjë kanabis

1 Shtator 2016, 07:09, Aktualitet CNA

Në vendin e quajtur Ara e Bicës në Bulqizë janë gjendur dhe më pas asgjësuar me anë të djegies 1250 rrënjë kanabis sativa.

Pas një operacioni të policisë së Bulqizës në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike u lokalizua një parcelë e mbjellë dhe më pas u dogjën në vendin e quajtur ?Ara e Bicës? në fshatin Shpukth të Bulqizës 1250 rrënjë kanabis sativa. Bimët  u asgjësuan në vend  me anë të djegies, ku  disa prej tyre u morën  në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.  Citynews.al





Lajmet e fundit nga