web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ademi: Nuk do të lejoj kurrë prishjen e shtëpive/ Rama hakmarrje, 0 fonde për Shkodrën

1 Shtator 2016, 09:37, Aktualitet CNA

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi në një konferencë për mediat ka deklaruar se kryeministri Rama po kërcënon qytetarët e Shkodrës në shenjë hakmarrje.

Ademi tha se është e vendosur në mbrojtjen e pronës së shkodranëve që kanë shtëpitë e tyre rreth stadiumit ?Loro Boriçi? dhe se kryeministri është në kundërshtim me ligjin.

?Nuk do të lejojmë cënimin e pronës. I bëj të ditur se shtepitë me leje, pronat dhe ligji janë më të rëndësishme se qeveria. Nuk do ta lejoja kurrë prishjen e shtëpive dhe pronave . Rama haptai po dënon qytetarët e Shkodrës. Rama po vepron kundër ligjit dhe kundër qytetarëve?, theksoi kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi.

Duke folur rreth deklaratës së djeshme të kryeministri Edi Rama në përurimin e stadiumit Loro Boricci, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tha se Rama po hakmerret ndaj Shkodrës, kur deklaroi 10 herë se do të ketë fonde 0 për Shkodrën. Ademi tha se ajo ka nisur me dhjetëra projekte në qeveri dhe  janë refuzuar.

?Rama u hakërrye duke thënë se Shkodra nuk do të marrë fonde. Rama haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës. Më tha se do të ketë 0 fonde dhe e përsëriti 10 herë. Kam dërguar pranë qeverisë me dhjetëra projekte dhe janë refuzuar. Kjo është taksa që qytetarët do të paguajnë, hakmarrja. Ky kërcënim skandaloz nuk do të pranohet. Jam këtu për të dënuar kërcënimet e Ramës?. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga