web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen dy shoferë të dehur

28 Gusht 2016, 12:05, Aktualitet CNA

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Njëri prej tyre goditi punonjësin e policisë për shkak të detyrës.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sotir Boshnjaku, 56 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, pasi në vendin e quajtur ?Rotondoja e Parkut? ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Ky shtetas drejtonte mjetin tip BMV X6 me targa AA 666 LM në gjëndje të dehur.

(Nenet 237 e 291 i Kodit Penal).

Gjithashtu policia ndaloi edhe Sinan Sinanaj, 63 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, në vëndin e quajtur ?Transport? u kap nga shërbimet e qarkullimit duke drejtuar motomjetin tip ?Dajang? me targa AC 265 në gjëndje të dehur në masën 0.89mg/l  (Neni 291 i Kodit Penal). /Citynews.al





Lajmet e fundit nga