web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Botohen në Fletoren Zyrtare/Hyjnë në fuqi ndryshimet Kushtetuese

11 Gusht 2016, 06:49, Aktualitet CNA

Ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën parlamentare të 22 Korrikut botohen sot në Fletoren Zyrtare, çka do të thotë se ato hyjnë në fuqi.

Por kjo nuk mjafton për të konsideruar të përfunduar Reformën në Drejtësi. 7 pr/ligjet që konsiderohen si baza e zbatimit të reformës ende nuk janë miratuar, ndërsa mazhoranca dhe opozita vijojnë diskutimet mbi draftet.

Ligjet kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, pa të cilat zbatimi i reformës nuk mund të realizohet. Kuvendi nuk ka ndonjë datë se kur mund të mblidhet, megjithëse qoftë mazhoranca ashtu edhe opozita janë shprehur të gatshëm se mund të mbledhin një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar draftet ligjore.

Në anën tjetër procesi ka hyrë në një ndërç pasi në bazë të Kushtetutës së re, Presidenti ka 5 ditë afat nga data e sotme për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kreu i Shtetit ka zhvilluar takime konsultative në lidhje me atë çka duhet të bëjë, pra nëse do të respektojë afatet kushtetuese ose jo.

Gjithsesi Presidenti ka vënë në dukje rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore, duke theksuar ?domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit?. /citynews/





Lajmet e fundit nga