web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/La qentë me makinën ndezur, ja çfarë ndodhi...

4 Gusht 2016, 07:56, Lifestyle CNA

Në Virginia të Shteteve të Bashkuara, një grua ka shkuar të bëjë pazar në dyqan, ndërsa i ka lënë në veturë dy qentë e saj.

Në mënyrë që kafshët të mos kishin vapë, 70- vjeçarja e ka lënë makinën ndezur që ata të freskoheshin me kondicionerin e mjetit.

Por, ajo që ka ndodhur është e pabesueshme. Qentë kanë nisur makinën.

Dëshmitarët kanë parë momentin dramatik kur automjeti dukej se lëvizte vetë, derisa dikush ka parë kokën e një qeni.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në këtë aksident, kurse në veturë janë bërë disa dëmtime të vogla.





Lajmet e fundit nga