web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

12 vjeçari kallzon penalisht shokun e tij 14 vjeç/I tregoi video porno dhe e ngacmoi seksualisht

1 Gusht 2016, 08:16, Aktualitet CNA

Një ngjarje jo e zakontë është duke u hetuar nga policia e Tiranës, ku protagonistë të saj janë dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Gjithçka nisi mbi denoncimin e bërë në Komisariatin nr 2,  ku 12-vjeçari, bëri një kallëzim penal për shokun e tij.

Sipas burimeve policore, 12-vjeçari me inicialet S. R, ka denoncuar se në rrugën ?Irfan Tomini?, shoku i tij N. B, 14 vjeç, e ka ngacmuar seksualisht madje duke i treguar edhe video pornografike.

?Më datë 30.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur N. B., 14 vjeç, banues në Tiranë, pasi, shtetasi i mitur S. R., 12 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën ?Irfan Tomini?, e ka ngacmuar seksualisht duke i treguar nga telefoni i tij video pornografike. Neni 108 i Kodit Penal?, njofton policia.

Pas denoncimit të bërë nga 12-vjeçari, në praninë e një psikologu policia ka marrë në pyetje edhe të miturin tjetër, N. B.

Sipas burimeve mësohet se 14-vjeçari nuk ka pranuar ta ketë ngacmuar seksualisht shokun e tij 12-vjeçar. Ndërsa për faktin e videove pornografike, ai është shprehur se ia ka treguar 12-vjeçarit.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. /citynews/





Lajmet e fundit nga