web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen dy persona/Iu gjetën armë pa leje, dyshohet se kultivonin kanabis

31 Korrik 2016, 15:44, Aktualitet CNA

Policia e Pukës arrestoi dy persona, për akuzat e kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve.

Në kuadër të operacionit të koduar ?Gjegjan? policia arrestoi  39 vjeçarin Qani Hamzaj dhe 30 vjeçarin Arjan Nikolli, të dy banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë pasi në fshatin Mushte, Njësia Administrative Gjegjan, të Pukës, në një zonë pyjore, këta dy persona kishin mbjellur 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 400 bimë kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit atyre iu gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri automatik model-56, dy karikatorë me 51 fishekë model-56, një motoçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumenta, si dhe një automjet tip fuoristradë, ?Landrover?, pa targa.





Lajmet e fundit nga