web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Soros është djali ilegal i ish-Ministrit të Brendshëm të Hungarisë komuniste dhe teoria sorosiane e qeverisjes me anë të kopilave

29 Korrik 2016, 18:09, Aktualitet CNA

Një nga enigmat më të mëdha të jetës së George Soros është sesi ai mundi të largohej legalisht nga Hungaria komuniste, në vitin 1947, kur tashmë ishte vendosur ?përdja e hekurt? përmes Europës, dhe ky vend gjendej në anën e izoluar të kontinentit. Hungaria ishte me siguri vendi ku ekzistonte regjimi stalinist më i ashpër, ndër vendet komuniste europiane, në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, përveç Bashkimit Sovjetik. Kur pas vdekjes së Stalinit udhëheqësit e rinj të moderuar sovjetikë e shkarkuan diktatorin stalinist hungarez, Rakoshi, ata e fajësuan atë se kishte vrarë dhe burgosur një milion njerëz në një vend me nëntë milion banorë, në harkun e nëntë viteve.
Ekzistojnë shumë pak libra biografikë për Soros, dhe dy prej tyre mund të quhen gjysmë të autorizuar prej tij. Ndoshta libri më dashamirës i shkruar për Soros, është ai me titull ?Soros: The life and times of a messianic billionaire? (2003), i Michael Kaufman, një ish-punonjës i Soros. Kaufman, në parathënien e librit shkruan për Soros se ai bashkëpunoi në shkrimin e këtij libri: Pak ditë më pas ai më çoi shënimin e mëposhtëm: ?Kjo është për t?u konfirmuar me shkrim, atë çka unë ju thashë persona¬lisht me gojë. Nëse ju do të keni një kontratë për librin, unë do të jem i gatshëm që të bashkëpunoj me ju. Unë nuk kërkoj që të influencoj përmbajtjen e librit në asnjë mënyrë, dhe unë dua ta shikoj të thënë qartë se kjo nuk është një biografi e autori¬zuar?.(Michael T. Kaufman, ?Soros: The life and times of a messianic billionaire?, Wintage Books, New York, 2003, f. xvii)
E po, së paku mund të quhet një biografi gjysmë e autori¬zuar! Soros rrëfen për autorin e këtij libri se ai mundi ta kapërcejë Perden e Hekurt pasi babai i tij dhe ai arritën të sigurojnë viza zvicerane me rastin e një konference për gjuhën esperanto që mbahej ne Bernë të Zvicrës. Who Do You think You are kidding guys?! Një regjim shumë represiv stalinist si ai i Rakoshit që e kishte kufizuar në maksimum udhëtimin e qytetarëve hungarezë në Perëndim, vetëm kur kjo kishte lidhje me çështje që përbënin interes shtetëror, nuk mund të lejonte që qytetarët e tij të shkonin në Perëndim për të kënaqur pasionet e tyre për esperanton. Regjimi stalinist hungarez dyshonte se veprimtari të tilla ishin thjesht një shkas që qytetarët e tij të largoheshin përgjithmonë për në Perëndim, dhe ky dyshim ishte i bazuar siç provohet dhe nga rasti i George Soros.
Në Hungarinë e vitit 1947 do të arrestohej dhe dënohej me burg si agjent i huaj një qytetar të cilit i vinte një ftesë nga një vend perëndimor për të marrë pjesë në një konferencë kulturore, nëse kjo ftesë nuk kishte ardhur me ndikimin e shtetit hungarez. Vetë fakti që George Soros dhe i ati i tij morën viza zvicerane, në sajë të kësaj ftese, do të quhej provë e mjaftueshme se ata ishin agjentë të shërbimeve të fshehta perëndimore. Vërtet Zvicra ishte një vend neutral por për policitë sekrete të vendeve komuniste, ajo ishte një qendër ku kryenin veprimtari të kamufluar spiunazhet perëndimore.
George Soros dhe i ati i tij Tivadar, mundën të largohen nga Hungaria legalisht me viza zvicerane, vetëm sepse autoritetet staliniste të Hungarisë së kohës, i lejuan të bëjnë kështu. Kjo kuptohet dhe nga fakti se kur babai i Soros u kthye në Hungari, ai dhe familja e tij nuk patën pasoja. Kur normalisht Tivadari dhe gruaja e tij duhet të arrestoheshin dhe pjesa tjetër e familjes të internohej në gulagët që në atë kohë ishin krijuar edhe në Hungari. Tivadari dhe gruaja e tij u larguan nga Hungaria në Perëndim, kur me rastin e Revolucionit Antikomunist vendin e lanë qindra mijë hungarezë.
Enigma e largimit të George Soros nga Hungaria kuptohet nëse krahason fotografinë e tij dhe atë të Ministrit të Punëve të Brendshme të Hungarisë komuniste në atë kohë Laszlo Rajk, çifut, si Sorosi. Nga fotografitë, Rajk duket si babai biologjik i Soros, më shumë se babai i tij legal. Duhet të ketë qenë nëna e George, ajo që i kërkoi Rajkut që të mundësonte largimin e djalit të tyre në Perëndim. Rajk do të pushkatohej në 1949, si titoist, me rastin e spastrimit të madh që bëri Stalini në Hungari. Rajk në fakt ishte një stalinist i bindur dhe brutal, Jezhovi hungarez, por Stalini i eliminonte këta njerëz jo për atë që kishin bërë, por për t? i shërbyer atij edhe me vdekjen e tyre, ashtu që të argumentonte ndryshimet e tij në politikën e jashtme.
George Soros është i vetëdijshëm që ai është fëmijë ilegal, bastard apo kopil, siç thuhet, dhe kjo është e ngulitur thellë në mendjen e tij. Këtu e ka origjinën ideja të cilën ai ua sugjeron politikanëve nën kujdesin e tij, se duhet të qeverisin me anë të kopilëve. Këtë sugjerim Soros ia ka bërë edhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama e zbatoi më tepër se çdo lider sorosian teorinë e plakut Soros për qeverisje me anë të kopilave.





Lajmet e fundit nga